Nicola Rizzoli, aktualisht emërues i gjyqtarëve në Serie A, është çuditur me faktin që Piero Giacomelli nuk ka përdorur VAR-in.

Ish-gjyqtari i njohur italian ka kritika për referimin në ndeshjen mes Lazios dhe Torinos, ku Ciro Immobile është përjashtuar me karton të kuq dhe skuadrës Biancocelese i është mohuar një penallti.


Ciro Immobile vs Torino GettyImages

“Pse nuk e shikuan VAR-in te penalltia?", ka pyetur Rizzoli.

“Dhe pastaj, pse Giacomelli nuk ndëshkoi Burdisson, i cili po ashtu provokoi. Immobile? Nëse keni dyshime, rishikoni incidentin”, shtoi gjyqtari i njohur.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-3 dhe në momentin që ndodhi incidenti rezultati ishte 0-0 (minutat shtesë të pjesës së parë).

Në xhiron tjetër klubi nga kryeqyteti italian do të përballet me Atalantan. /Telegrafi/