Rizoto vegjetariane, krematoze me kungull Misiri

Një recetë e shëndetshme, e lehtë dhe e ushqyeshme në të njëjtën kohë. Do t’ju shijojë pa masë. Përbërësit:- 300 g kungull Misiri të pastruar, - 1 qepë, - 1 karotë, - 3 qepë të reja, - 600 ml supë perimesh (ose 1 kube për supë), - 1 lugë gjalpë, - 3 lugë vaj ulliri, - 250 g oriz, - 150 ml verë të bardhë të thatë, - 4 lugë djathë parmezan të grirë në rende, - kripë, - piper.Përgatitja:
100 g kungull priteni në kube të imëta dhe fërgoni 5 minuta në gjalpë në temperaturë mesatare.
Qitni kripë, piper dhe largojeni nga shporeti.
Pjesën e mbetur prej 200 gramësh të kungullit grijeni imët në rende, qepën grijeni imët, karotën pastrojeni dhe qepën e re priteni në rrathë të imët.
Kuben e supës zieni në 600 ml ujë, ndërkaq qepën fërgojeni në vaj dhe kur të zbutet shtoni kungullin e grirë në rende dhe fërgoni bashkë disa minuta.
Qitni orizin, fërgojeni derisa të ëmbëlsohet dhe qitni verën. Duke i shtuar gradualisht supën dhe duke e përzier herë pas here zieni rreth 20 minuta.
Pas 20 minutave orizit shtoni qepën e re dhe karotën, dhe fërgoni edhe 5 minuta duke i përzier vazhdimisht.
Dhe krejt në fund në oriz qitni kubet e kungullit dhe parmezanin e freskët të grirë në rende.
Sipas nevojës dhe shijes qitni edhe pak kripë, dhe përzieni mirë, dekorojeni dhe sipas dëshirës shërbejeni, transmeton Telegrafi.

















































