LAJMI I FUNDIT:

Rivali Bernie Sanders bën fushatë për Clinton

Rivali Bernie Sanders bën fushatë për Clinton

Demokratët e kryeqytetit amerikan, Uashingtonit u thirrën të marrin pjesë në votimin e së martës për të mbyllur procesin e primareve 2016, një proces pa sfida, meqenëse Hillary Clinton është përzgjedhur zyrtarisht javën e kaluar si kandidatja fituese e kampit demokrat për Shtëpinë e Bardhë.

Rivali i saj, senatori i Vermontit Bernie Sanders do të takohet me të në mbrëmje në Uashington, për të nisur zyrtarisht fushatën kundër Donald Trump dhe programin e Partisë Demokrate. Pritet që bisedimet të përcaktojnë modalitetet e sloganit apo të zhvillimit të konventës për zyrtarizimin e emërimit të Clinton që do të zhvillohen nga data 25 deri në 28 korrik në Filadelfia.


“Sekretarja Clinton dhe senatori Sanders kanë vendosur të takohen me ftesën e bërë publike të martën e kaluar nga ana e Clinton. Ajo ka shfaqur entuziazmin e saj me këtë rast për të biseduar për promovimin e angazhimeve te tyre të përbashkëta në favor të agjendës progresiste si dhe për të bashkuar forcat për të ndalur Donald Trump”, deklaroi një anëtar i ekipit të fushatës së Hillary Clinton.

Demokratja Clinton ka të gjitha mundësitë për të shënuar fitore në Uashington, ku përafërsisht gjysm a e popullsisë është e komunitetit me ngjyrë, një minoritet që ka vlerësuar gjithnjë kandidaten në mbarë vendin. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 00:00 GMT.

Në trend Botë

Më shumë
Raportime

Raportime "kontradiktore" rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori