LAJMI I FUNDIT:

Rituali i çuditshëm me gjarpërinj në një fshat në Itali (Foto)

Rituali i çuditshëm me gjarpërinj në një fshat në Itali (Foto)

Çdo vit njerëzit në Cocullo, një qytet i vogël mesjetar në rajonin Abruzzo të Italisë, zbukurojnë një statujë prej druri të shenjtorit mbrojtës me gjarpërinj të gjallë dhe e shëtisin nëpër rrugë.

Festivali i quajtur “serpari”, mbahet më 1 maj dhe nderon shenjtorin ‘San Domenico di Sora’ për heqjen e gjarpërinjve nga fushat e fermerëve në shekullin e 11-të.

Megjithatë, thuhet gjithashtu se ky ritual ka origjinën nga adhurimi i lashtë i ‘Angitisë’, një perëndeshë romake e gjarpërinjve që adhurohej nga njerëzit në Italinë qendrore.


Për këtë ceremoni disa njerëz veshin rroba që janë tradicionale në rajonin e Abruzzo, përcjell Shqiptarja.

“Magjistarët” ose siç quhen ‘serpari’ kapin katër lloje të gjarpërinjve të cilët janë të padëmshëm dhe i vendosin tek statuja.

Pas ceremonisë, gjarpërinjtë lihen të lirë në natyrë.