Për të ruajtur format trupore, edhe Rita Ora e viziton kohë pas kohe palestrën.

Ylli botëror i muzikës pop vlerësohet për figurën trupore që shpesh e ekspozon, ashtu që duhet të kujdeset për linjat e saj.


RitaOra1 (Foto: Getty Images)

Ajo e ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet duke u stërvitur.

Këngëtarja shqiptare ushtron me litarë dhe duket se ka përvojë në këtë gjë.

Në përshkrim, 27-vjeçarja ka treguar se iu është kthyer ushtrimeve para festave të fundvitit.

Në ndërkohë, Rita është duke arritur sukses të madh me këngën "Anywhere", e cila po dëgjohet në gjithë botën.

Shqiptarja e famshme e ka publikuar edhe pjesën e dytë të kësaj kënge. /Telegrafi/