LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora tregon linjat e tonifikuara të trupit në palestër, ndërsa vazhdon të shijojë qëndrimin në Australi

Rita Ora tregon linjat e tonifikuara të trupit në palestër, ndërsa vazhdon të shijojë qëndrimin në Australi

Rita Ora nuk ngurron kurrë të tregojë linjat e saj trupore.

Këngëtarja 34-vjeçare ndau me ndjekësit e saj një seri fotosh të reja në Instagram të dielën, ku u shfaq me veshje sportive të ngushta, duke vënë në pah fizikun e tonifikuar, shkruan DailyMail.

Në njërën prej fotove, ajo pozoi me një sytjena sportive ngjyrë gri dhe pantallona të shkurtra të së njëjtës ngjyrë, të cilat i kombinoi me një kapelë blu, teksa shijonte një filxhan kafeje.


Ajo aktualisht po kalon një periudhë në Australi, ku së fundmi ka shijuar pushime në Gold Coast me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, 49 vjeç.

Në një tjetër imazh, Rita u shfaq e veshur me një palë rroba të zeza sportive, teksa ndiqte një seancë të jogës në Gold Coast.

Më vonë, ajo u shfaq një veshje të kombinuar me print kafshësh, të cilën e kombinoi me pantofla të zeza dhe syze elegante.

Këngëtarja po kalon një periudhë të gjatë në këtë zonë piktoreske, teksa po xhiron filmin e ri të zhanrit sci-fi live-action, “Voltron”.

Rita dhe Taika, të cilët u martuan vitin e kaluar në një ceremoni intime, kanë kaluar gjithnjë e më shumë kohë në Australi, ndërsa Taika është gjithashtu i angazhuar me disa projekte të tjera.

Edhe pse është zëvendësuar si anëtare e jurisë në emisionin “The Masked Singer” nga Maya Jama dhe karriera e saj muzikore duket më e qetë kohët e fundit, Rita vazhdon të korrë sukses financiar.

Richard Eden nga DailyMail zbuloi javën e kaluar se ajo ka fituar pesë milionë funte (7.2 milionë euro) vitin e kaluar nga shitjet muzikore, angazhimet televizive dhe filmike, si dhe nga investimet në pasuri të paluajtshme.

Dokumentet e fundit financiare për tre kompanitë e saj, Rora Properties, Ora Multi-services dhe Ora Live, tregojnë se ajo ka pasuri totale prej 27 milionë funte (32.5 milionë euro) deri në prillin e kaluar, para pagesës së faturave.

Së fundmi, Rita ndau një lajm të trishtë me ndjekësit e saj, duke bërë të ditur se macja e saj e dashur, Bruno, ka ndërruar jetë. Ajo postoi një mesazh prekës në Instagram, ku e quajti Brunin “anëtarin e vetëm të familjes që gjithmonë i ribashkonte të gjithë”.

Në një nga imazhet e publikuara, ajo shihet duke e përqafuar macen dhe shkruan: “RIP për anëtarin e familjes që gjithmonë na ribashkonte të gjithëve – të dua, Bruniii. Kur kafshët largohen, ato nuk zhduken përgjithmonë, thjesht vazhdojnë të na vëzhgojnë nga një vend tjetër, ndoshta më i rehatshëm për ta.”

Rita postoi gjithashtu një foto të Bruno-s të shtrirë brenda një kutie këpucësh, duke treguar se ai gjithmonë përpiqej të ishte pranë saj, madje edhe kur ajo udhëtonte. Ajo e përmbylli dedikimin emocional me një imazh ku macja shikon drejt kamerës, duke shkruar se do ta dojë gjithmonë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania - thyerje e rregullave, Vëllai i Madh dënon banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania - thyerje e rregullave, Vëllai i Madh dënon banorët

Magazina
Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Magazina
Dikur

Dikur "Miss Kroacia" në vitin 2002, sot Ivana Paris mezi njihet rrugëve të Zagrebit dhe shfaqet rrallë në publik

Magazina
Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

Magazina
Tayna dhuron 25 mijë euro donacion për një laborator në Universitetin e Prishtinës

Tayna dhuron 25 mijë euro donacion për një laborator në Universitetin e Prishtinës

Magazina
Kalo në kategori