Rita Ora, u ndje për një çast e hutuar të dielën pasi harronte fjalët e një prej këngëve të saj gjatë një performancë në festivalin “Mighty Hoopla” në parkun Brockwell të Londrës.
Këngëtarja ngatërroi fjalët e hitit të saj të njohur “Anywhere” me një tjetër këngë nga repertori i saj ndërsa ndërvepronte me fansat në ngjarje, shkruan DailyMail.
Duke kërkuar dikë për të kënduar këngën, Rita u afrua pranë barrierës së skenës duke pyetur spektatorët nëse e dinin tekstin përpara se t’i jepte mikrofonin një fansi të zjarrtë, i cili iu drejtua me fjalët: “Të dua, Rita!”.
Momenti duket se e çoroditi yllin, i cili drejt e në tekstet e një këngë krejtësisht tjetër – bashkëpunimi me Aviciin “Lonely Together” – pasi mori mikrofonin, përpara se të kuptonte gabimin e saj.
“Ah, është kënga e gabuar!” pranoi ajo duke rimarrë veten.
Rita Ora tregoi linjat e saj të përsosura të barkut dhe duart e saj me tatuazhe në veshjen e përsosur të verës.
Ajo ekspozoi dukjen e saj tërheqëse ndërsa “lundronte” mbi skenë, duke treguar lëvizjet e saj të mira të kërcimit.
Rita i përfundoi kombinimet me një palë çorape të zeza të shndritshme të gjata deri nën gju dhe çizme të zeza të shndritshme me stil punk.
Këngëtarja e “Shape Of Me” filloi performancën e saj me një pallto të madhe, e cila i përshtatej për mrekulli me pantallonat e saj të vogla, përpara se ta hiqte atë për të zbuluar pantallonat e saj të ngushta.
Në këtë performancë, Rita këndoi hite si “Your Song” dhe gjithashtu këngën e saj më të re “Ask And You Shall Receive”. Ishte dita e dytë e festivalit vjetor të muzikës pop dhe Rita performoi së bashku me të tjerë emra si: Jessie Ware, Louise (më parë Louise Redknapp), Rachel Stevens dhe Shaznay Lewis.
Albumi i fundit i Ritës, “You & I” i vitit 2023, solli katër hite: “You Only Love Me”, “Praising You” (në bashkëpunim me Fatboy Slim), “Don’t Think Twice”, dhe “Shape of Me” (në bashkëpunim me Keith Urban).
Rita së fundmi u shpreh në një intervistë për “The Sun” se si ajo dhe bashkëshorti i saj regjisor Taika Waititi mbajnë martesën e tyre dyvjeçare të shëndetshme.
Sipas saj, “Ajo që funksionon është një lidhje e vërtetë dhe një ndjenjë e vërtetë miqësie. Komunikimi është çelësi. Oraret tona janë shumë të ngjeshura, kështu që është thjesht e rëndësishme të flasësh dhe kjo është ajo që ka funksionuar për ne”.
Duke folur për muzikën e saj të re, Rita tha: “Kënga është plot energji pozitive dhe vibetime verore dhe është për të kapur momentin në mënyrë romantike dhe për të hedhur veten drejt një personi të veçantë”.
Ajo gjithashtu rikujtoi se si Taika mori pjesë në videon e saj të re muzikore “Ask & You Shall Receive”. Rita theksoi se shfaqja e tij si një punonjës në videon, në të cilën ajo zhvishet në një lavanteri, nuk ishte e planifikuar. Ajo kujtoi: “Ai po qëndronte me mua dhe unë i thashë, ‘Eja, të të vëmë në punë’”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tension mes Laertit dhe Valbonës: Aktori kap banoren për të puthur, ajo habit me reagimin

Xheneta Fetahu reagon pas hyrjes në BBVA: Nuk u futa as se më ka marrë malli, as për ribashkim

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Gjesti pranon se i mungon Egli: Nëse hyn në shtëpi e prish lojën, le të ulet çmimi

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Kim Kardashian ngre dyshime për martesën e katërt mes një romance të fshehtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës