Rita Ora shkëlqen me performancën dhe dukjen e saj në 'World Pride Music Festival 2025' në Uashington

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë një paraqitje magjepsëse në World Pride Music Festival 2025 që u mbajt në Uashington, duke dëshmuar edhe njëherë pse është një ndër yjet më të mëdhenj të skenës ndërkombëtare të muzikës pop.
Para një turme të madhe fansash entuziastë, 35-vjeçarja dhuroi një performancë energjike dhe të paharrueshme, ku solli hitet e saj më të njohura, por edhe atmosferën unike që vetëm ajo di të krijojë.
Pjesëmarrja e saj në këtë ngjarje, e cila feston diversitetin dhe dashurinë pa paragjykime, u prit me shumë entuziazëm nga të gjithë të pranishmit.

Rita u ngjit në skenë me një stil të guximshëm e tërheqës – e veshur me një reçipetë në stil leopard dhe një kombinim bluze e pantallonash të shkurtra me vija, ajo mahniti me sharmin dhe vetëbesimin e saj, duke sjellë gjithashtu edhe një mesazh force dhe vetëpranimi për të gjithë.
Përveç interpretimit të këngëve që e kanë bërë të famshme, Ora performoi edhe këngën e saj më të re, “Heat”, e cila është publikuar të premten dhe po cilësohet si një hit veror premtues.

Ritmet e nxehta dhe refreni ngjitës i saj e bënë publikun të këndonte dhe kërcejë bashkë me të.
Pjesëmarrja e Ritës në këtë festival është një tjetër dëshmi e mbështetjes së saj të vazhdueshme për komunitetin LGBTQ+, si dhe e përkushtimit ndaj artit dhe audiencës së saj në mbarë botën.

Rita Ora vazhdon të jetë një ikona shqiptare në skenën globale, jo vetëm për talentin dhe suksesin muzikor, por edhe për stilin, autenticitetin dhe mesazhet e fuqishme që përcjell në çdo paraqitje publike. /Telegrafi/































































