Rita Ora dhe nëna e saj, Vera, kanë shijuar trajtimin VIP teksa kanë dalë të premten për blerje në Sydney.

Dyshja u panë duke mbërritur në House of K'dor, një markë bizhuterish luksoze në Double Bay të Sydneyt.


Ylli i popit Rita, 32 vjeçe, dukej elegante me pantallona të zeza të gjera, një bluzë të bardhë dhe një pallto të gjatë të zezë.

71493031 12132703 image a 65 1685246176926 Foto: Media - Mode

Këngëtarja britanike, e cila ndodhet në Australi për të filmuar "The Voice", kompletoi pamjen me një palë nallane lëkure prej 550 eurosh nga Camilla dhe Marc, syze dielli dhe një çantë të zezë.

Vera ndërkohë e mbështjellë nga të ftohtit me një pallto bezhë, xhinse dhe një këmishë blu me kopsa.

71493035 12132703 image a 78 1685246663971 Foto: Media - Mode

Dyshja u panë në dyqan të shoqëruara nga pronarja Zena K'dor, ndoshta kërkonin një dhuratë për t'i bërë bashkëshortit të ri të Ritës, Taika Waititi - ditëlindja e të cilit është në gusht.

Ajo dhe Taika u martuan në privatësi në vitin 2022, por pritën deri në janar të këtij viti për të shpallur lajmin publikisht.

71493021 12132703 image a 82 1685246818952 Foto: Media - Mode

Rita që atëherë ka pranuar se nuk donte ndonjë 'vëmendje të veçantë' nga publiku rreth martesës së saj.

Ceremonia ishte planifikuar për vetëm dy ditë dhe të ftuarit e vetëm që morën pjesë personalisht ishin dy vajzat e Taikas nga martesa e tij e parë dhe motra e Ritës, Elena. /Telegrafi/

71493015 12132703 image a 80 1685246778408 Foto: Media - Mode