Rita Ora po vazhdon të shoqërohet me regjisorin Taika Waititi mes thashethemeve për një lidhje të mundshme dashurie.

Ylli i muzikës pop, 30 vjeçare, dhe regjisori i “Thor”, i lindur në Zelandën e Re, 45 vjeç, u panë komod të premten në mbrëmje teksa ndoqën premierën e RuPaul's Drag Race Down Under në Shtëpinë e Operës të Sidneit.


Dyshja u shfaqën në humor të mirë në vendin e ngjarjes dhe Daily Mail Australia zbulon se të njëjtit shmangën tapetin e kuq në një përpjekje për të ndaluar fotografimin së bashku.

42407670 9529189 Daily Mail Australia can reveal that the pair snuck into the ven a 43 1619785146967 Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Daily Mail Australia)

Ndërsa prisnin fillimin e ngjarjes, Rita dhe Taika biseduan nga afër duke pëshpëritur në veshët e njëri-tjetrit, derisa këngëtarja dukej të ketë vënë dorën në shpatullën e Waititi.

Më vonë, artistja dhe aktori u larguan me vrap nga vendet e tyre me Ritën duke përshëndetur fansat para se skenaristi ta ndiqte nga një derë anësore.

Jashtë, Taika vuri dorën në kurriz të Orës dhe të njëjtit po qëndronin krah për krah me njëri-tjetrin.

42409876 9529189 On Rita Ora left has continued to set tongues wagging over her b a 64 1619785709714 Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Daily Mail Australia)

Taika u largua për pak kohë për të marrë një telefonatë derisa krijuesja e “Anywhere” priti para se çifti të largoheshin së bashku.

Rita mori vëmendje me stilin e veçantë, me një triko të tejdukshme e pantallona të bardhë.

Biondja gjithashtu mbante një xhaketë leopardi dhe pamjen e kompletoi me një model atraktiv flokësh.

42409800 9529189 Cosy The pair headed outside the venue together m 112 1619786585841 Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Daily Mail Australia)

Në anën tjetër, Taika u shfaq elegant në një kostum blu të errët.

Sipas The Sun, Rita dhe Taika nuk e kanë fshehur se janë së bashku dhe gjërat mund të bëhen serioze.

"Ata kanë qenë një çift që nga fillimi i marsit, por i mbajtën gjërat më private. Sidoqoftë, të gjithë miqtë e tyre dinë për marrëdhënien. Ata janë vërtet me njëri-tjetrin”, tha një burim. /Telegrafi/

42409884 9529189 Looking good The How We Do singer looked chic in a flowing white m 146 1619787322894 Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Daily Mail Australia)

42409890 9529189 Don t be shy Rita appeared a little shy raising her hand to her  m 139 1619787274600 Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Daily Mail Australia)

42409880 9529189 Feet apart They appeared very coy indeed as they headed inside t a 141 1619787281390 Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Daily Mail Australia)