LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora ngacmon imagjinatën e ndjekësve duke publikuar imazhe nga vaska në prapaskenat e xhirimeve

Rita Ora ngacmon imagjinatën e ndjekësve duke publikuar imazhe nga vaska në prapaskenat e xhirimeve

Rita Ora u zhvesh krejtësisht lakuriq teksa pozoi për një fotografi të mrekullueshme në banjë.

Ylli i muzikës pop, 32 vjeçe, e përdori fotografinë për të ngacmuar fansat me informacione mbi publikimin e albumit të saj të ri, që do të lansohet më 14 korrik, shkruan The Sun.


Albumi i saj i tretë, i titulluar “You & I”, ka të bëjë me gjetjen e dashurisë së vërtetë pas martesës me regjisorin e Zelandës së Re, Taika Waititi, 47 vjeç, vitin e kaluar.

Foto: Rita Ora/Instagram

Duke publikuar një fotografi të saj në banjë me shpinë nga kamera, Rita shikoi mbi supe.

Ajo shkroi në mbishkrimi ne fotografisë: “A e keni porositur ende RO3?”.

“You & I” është albumi i parë i Ritës në pesë vjet dhe i pari i saj që nga nënshkrimi i kontratës së saj të re me shtëpinë gjigante diskografike, BMG.

Koopertina e albumit “You & I” nga Rita Ora (Foto: Rita Ora/Instagram)

Duke folur për albumin, Rita tha: “Ky album do të thotë vërtet shumë për mua”.

Publikohet promoja e edicionit të ri të "The Voice Australia", Rita Ora me plot shkëlqim në karrigen e trajnerëve
Lexo po ashtu Publikohet promoja e edicionit të ri të "The Voice Australia", Rita Ora me plot shkëlqim në karrigen e trajnerëve

“Është si ditari im i viteve të fundit, është zëri im dhe ndihet kaq i vërtetë për mua dhe atë se kush jam unë sot”.

Ajo më parë i tha revistës GQ Hype për këtë projekt: “Po e kap këtë moment në jetën time ku po dashurohem”.

Rita Ora në fotosesionin e realizuar për albumin “You & I” (Foto: Ritaora.com)

“Ka gjëra për të cilat flas për to, mendime shumë personale, për atë që më duhej të vendosja për këtë person dhe t’i përkushtohesha atij”.

“Unë thjesht kam qenë shumë e guximshme dhe e sigurt. Kam kompozuar shumë këngë në këtë album, kam qenë në çdo seancë regjistrimi, dhe nëse jo, i kam ndryshuar këngët që të më përshtaten”.

“Unë kurrë nuk e kam bërë këtë më parë me ndonjë album: me të vërtetë kam bërë të gjithë punën dhe kam shkruar dhe kompozuar çdo këngë të vetme ose kam qenë pjesë e procesit të çdo kënge”, tha Ora.

Rita Ora në fotosesionin e realizuar për albumin “You & I” (Foto: Ritaora.com)

Rita ka kompozuar ose bashkë-kompozuar çdo këngë në album, i cili përmban një këngë të titulluar “Notting Hill”, ku ajo reflekton mbi jetën e saj para famës.

Një burim tha: “I gjithë albumi është super personal në vend që Rita thjesht të vendosë emrin e saj në këngët rreth dehjes në klube të natës”.

“’Notting Hill’ është një këngë mjaft reflektuese. Ajo këndon duke bredhur rrugëve të Londrës Perëndimore me miqtë e saj ndërsa ëndërron të arrijë kohën e madhe të famës”, tha burimi.

“Të tjera këngë interesante në album janë ‘Shape of Me’, ‘Don’t Think Twice’ dhe ‘Girl In the Mirror’ – e cila është një himn i dashurisë për veten për të gjetur paqen e brendshme dhe më në fund të qenit të lumtur në lëkurën e saj”, tregoi burimi mbi albumin e ri të Ritës. /Telegrafi/

Rita Ora në fotosesionin e realizuar për albumin “You & I” (Foto: Ritaora.com)

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi

U tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi

Magazina
E gjithë vëmendja tek vajza e Monika Belluccit, shkëlqeu në paraqitjen e saj gjatë Javës së Modës në Paris

E gjithë vëmendja tek vajza e Monika Belluccit, shkëlqeu në paraqitjen e saj gjatë Javës së Modës në Paris

Magazina

"Shumë e kam dashtë, ama nuk o kon fat", Xhensila Myrtezaj ia dedikon këtë Bes Kallakut?

Magazina
Pse nuk funksionoi lidhja e tyre? Blero dhe Afrona tregojnë për herë të parë për arsyet e ndarjes

Pse nuk funksionoi lidhja e tyre? Blero dhe Afrona tregojnë për herë të parë për arsyet e ndarjes

Magazina
Blero, Uki dhe Eli Malaj sjellin këngën

Blero, Uki dhe Eli Malaj sjellin këngën "Distanca"

Magazina
“Përdridhej në stadium, kopjonte Rike Roçin”- Luana Vjollca i kundërpërgjigjet Bledi Manes?

“Përdridhej në stadium, kopjonte Rike Roçin”- Luana Vjollca i kundërpërgjigjet Bledi Manes?

Magazina
Kalo në kategori