Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të performojë të martën si e ftuar speciale në gjysmëfinalen e parë të ‘Eurovision 2023’.

Ndonëse Kosova nuk ende e lejuar të marrë pjesë në këtë festival evropian, artistja e lindur në Kosovë ka arritur që me famën e saj ndërkombëtare të bëhet një emër i shumë dëshiruar për të qenë mysafire speciale në këtë shfaqje.


Rita e cila do të performojë një potpuri këngësh të saj në gjysmëfinalen e Eurovisionit, ka arritur tashmë në Liverpool për provat.

345165496 1853861861661842 1202594238012592305 n

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga provat, ku duket mjaft në formë të mirë teksa bëhet gati të performojë.

“ORAVISION mirë dhe me të vërtetë ka filluar! Provat janë duke u zhvilluar! Liverpool, të dua absolutisht”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografive në Instagram.

345031330 226659620002183 5753287978408048240 n e1683532196221

Shqipëria përndryshe këtë vit përfaqësohet nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”.

345079099 116567548073362 3708241200718310520 n

Ata do të performojnë të enjten në natën e dytë gjysmëfinale të ‘Eurovision 2023’. /Telegrafi/

345117850 234310762517409 7807165192561835439 n