Rita Ora ka tërhequr gjithë vëmendjen në një mbrëmje të veçantë në Paris, ku mori pjesë në festën “Karl Lagerfeld: From Paris with Love” të mbajtur të mërkurën në mbrëmje.

Këngëtarja e hitit Poison, 34 vjeçe, mahniti të pranishmit në tapetin e kuq të klubit YoYo, duke u shfaqur me një fustan të bardhë pa rripa, i cili vinte në pah linjat e saj trupore.


Me elegancë dhe vetëbesim, Rita ishte një nga yjet më të komentuara të natës.

Rita Ora dhe Cara Delevigne (Foto: Getty Images)

Në këtë festë, Ora u shoqërua nga supermodelja britanike Cara Delevingne, e cila zgjodhi një look më të guximshëm: një pallto të gjatë të zezë maxi të hapur, të kombinuar me pantallona të gjera prej mëndafshi dhe taka elegante.

Të dyja yjet kishin ardhur për të mbështetur mikeshën e tyre, Paris Hilton, e cila ishte në qendër të vëmendjes me fushatën e re të Karl Lagerfeld për sezonin Vjeshtë/Dimër 2025.

Hilton u shfaq mahnitëse me një fustan sateni të zi dhe doreza kadifeje, duke u bërë imazh i fushatës që feston individualitetin dhe lojën me stilin.

Pjesëmarrja e Ritës në këtë ngjarje i shton edhe më shumë shkëlqim pranisë së saj në Javën e Modës në Paris, ku këngëtarja po shijon suksesin e këngës së saj më të re All Natural.

Paris Hilton

Gjatë një interviste të fundit për BBC Radio 2, ajo tregoi se ky projekt është një nga më personalët e saj dhe se po kalon një fazë të re, më të pjekur artistikisht.

Paris Fashion Week këtë vit ka mbledhur një mori yjesh të mëdhenj si Zendaya, Jennifer Lawrence, Emma Stone, Meryl Streep e shumë të tjerë.

Paris Hilton

Por në mesin e gjithë kësaj shkëlqimi, Rita Ora vazhdon të mbetet një nga figurat më të komentuara, jo vetëm për muzikën, por edhe për stilin e saj të pakrahasueshëm. /Telegrafi/