Ajo tashmë është e njohur për stilin e veçantë e njëherësh shumë të guximshëm.

Por, pamja e fundit e artistes shqiptare me famë botërore, Rita Orës, i lë pak vend imagjinatës, derisa ia zbulon të brendshmet në fustanin e gjatë të kuq.


Këngëtarja e hitit "Falling to Pieces", 28-vjeçe, dukej e mrekullueshme teksa mbaroi festën e Cartier London në The Chiltern Firehouse, por pa dashje përfundoi duke zbuluar shumë.

20014760 7598627 The Falling To Pieces hit maker 28 donned a firetruck red ensemb m 102 1571705800505 Rita Ora merr vëmendje me veshjen interesante (Foto: BACKGRID)

Ylli i muzikës pop duket se nuk funksionoi edhe aq mirë me këtë veshje, edhe pse të tillë nuk e kemi parë asnjëherë.

Ajo mbante një çantë të thjeshtë po ashtu të kuqe dhe tregoi kofshët e tonifikuara me çizme të gjata deri të gjuri.

20014760 7598627 The Falling To Pieces hit maker 28 donned a firetruck red ensemb m 102 1571705800505 1 Rita Ora merr vëmendje me veshjen interesante (Foto: BACKGRID)

Rita javën e kaluar ishe në pushime në Ras al Khaimah për të festuar ditëlindjen e motrës së saj të madhe, Elenës, e cila u bë 31-vjeçe të dielën.

Megjithatë, biondja është kthyer sërish në Londër, ndërsa aktualisht po filmon për Oliver-in.

Këngëtarja, e cila u shfaq më parë në Fifty Shades Of Grey dhe së bashku me Jake Gyllenhaal në Southpaw, do të luaj edhe në Oliver. Këngëtarja Ora do jetë në rolin e Artful Dodger, komediani David Walliams, 48 vjeç, do të luajë Losberne dhe Sir Michael Caine, 86 vjeç, merr rolin ikonik të Fagin. /Telegrafi/

20015114 7598627 How it should have looked When the dress wasn t exposed Rita Ora a 2 1571727026067 Rita Ora merr vëmendje me veshjen interesante (Foto: BACKGRID)

20015100 7598627 image m 116 1571706031161 Rita Ora merr vëmendje me veshjen interesante (Foto: BACKGRID)