Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, këto ditë është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Ibiza.

Ajo ka zgjedhur bregdetin spanjoll për të kaluar disa ditë jo-produktive, larg aktiviteteve të përditshme.


Duke qenë shumë aktive në rrjetet sociale, Rita nuk hezitoi që t’i mbante të azhurnuar ndjekësit e saj edhe me fotografi nga pushimet.

366422803 1018392756005833 5074241904824291300 n

Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, 32-vjeçarja publikoi për fansat e saj disa imazhe të reja, në të cilat shfaqej me një paraqitje mjaft atraktive në bikini.

E veshur me një palë bikini dypjesëshe ngjyrë kafe, interpretuesja e hitit “Anywhere” dukej senzacionale teksa nxirrte në pah figurën e saj trupore.

366567968 1314418696131562 3782205710892928420 n

Rita është shumë e përkushtuar në palestër – gjë e cila i ka sjell asaj rezultate shumë të mira në linjat e trupit.

366428534 977312070205933 8839899994993054325 n

Ky pushim i artistes shqiptare vjen gati një muaj pas publikimit të albumit të saj më të ri “You & I”, i cili është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/

rita

rita2

366534274 251928237671735 7859156701082052198 n

366460564 271146098956916 243274247766092163 n