Rita Ora ka prekur majat e muzikës botërore, ndërsa në mbrëmjen e 30 shtatorit preku majën e Kullës Eiffel në qytetin e Parisit.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare shkëlqeu si me performancën, ashtu edhe me veshjen e punuar me porosi pikërisht për natën e madhe të saj.


Fustani plotë glamurë dhe elegancë u punua nga marka “Fendi dhe Kim Jones, të cilët ylli i muzikës i ka falënderuar me një postim në Instagram.

ritaora 244350100 241409944611127 5278088747731635588 n Foto: Rita Ora/Instagram

Duke ndarë disa imazhe nga Kulla Eiffel, 30-vjeçarja u shpreh se është ndjerë si një princeshë.

ritaora 243497369 263583955642600 1842205763888101738 n Foto: Rita Ora/Instagram

“Faleminderit shumë Fendi dhe Kim Jones për këtë kostum të mrekullueshëm për perfomancën e Parisit. Ju vërtetë dini si të bëni një vajzë të ndihet si princeshë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.

ritaora 243533048 452796966053220 4201346979803243550 n Foto: Rita Ora/Instagram

Kujtojmë që performanca e Orës ishte një festë e muzikës dhe modës nga ajo që njihet si një prej monumenteve më karakteristike mbarë botërore dhe u zhvillua në partneritet me “Melrose Media” dhe është i pari i një serie muzikore të ardhshme të titulluar “Iconic People In Iconic Places”. /Telegrafi/

ritaora 243997413 2926765907585021 604382856518258042 n Foto: Rita Ora/Instagram

ritaora 243708995 909954666541188 4970532245382690931 n Foto: Rita Ora/Instagram

ritaora 243800938 273962171108154 5092449394905050147 n Foto: Rita Ora/Instagram