Së fundmi ajo ka shijuar një udhëtim në Paris me të fejuarin e saj Taika Waititi, i cili gjithashtu është parë në kryeqytetin francez me dy vajzat e tij.

Dhe Rita Ora u rikthye në realitet të dielën teksa u ngjit në skenë në Festivalin Veror të Monte Carlos, shkruan DailyMail.


Këngëtarja 31 vjeçe, dukej sensacionale teksa nxirrte në pah këmbët e saj të tonifikuara me një mini-fustan me xixëllimë dhe shkëlqim.

rit1

Fustani me një shpatull i Ritës ishte i dizajnuar me modele rrethore në ngjyrat kafe dhe e gjelbër.

Duke e rritur gjatësinë e saj, Rita veshi një palë çizme të zeza me taka, ndërsa e rriti shkëlqimin e pamjes me një palë vathë ari.

rit2

Interpretuesja e hitit “Body On Me” zgjodhi të vishte fustanin e saj të karamelit në një stil të hijshëm që i binte mbi supet gjatë performancës së saj.

Pas disa ditëve pushimi që shijoi në paris, Rita ishte në formë të mirë teksa ecte në skenë dhe tregonte lëvizjet e saj të mrekullueshme të trupit për fansat e saj.

rit3

Ajo ishte në elementin e saj teksa ishte e rrethuar nga disa kërciimtarë gjatë koncertit.

Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi kryesuesja e top-listave muzikore publikoi disa fotografi atraktive nga pushimet e kaluara në kryeqytetin francez gjatë fundjavës.

rit4

Ajo vizitoi Muzeun e Luvrit të premten me të dashurin e saj regjisor dhe dy vajzat e tij.

Bukuroshja e lindur në Prishtinë shoqërohej nga i fejuari i saj dhe dy vajzat e tij Matewa Kiritapu, gjashtë vjeçe dhe Te Hinekahu, 10 vjeçe, të cilat krijuan një radhë të rregullt në muzeun më të vizituar në botë.

rit5

Ndërsa të enjten Rita dëshmoi se ishte ende një “fëmijë” në shpirtin e saj, pasi shijoi një ditë argëtuese në Disneyland në Paris, duke dokumentuar udhëtimin në një mori fotografish të shpërndara në Instagramin e saj. /Telegrafi/

rit6

rit7

rit8

rit9

rit10