Para-ndeja e “Oscars”, e organizuar nga CAA u mbajt në Bungalows San Vicente në perëndim të Hollywoodit, të premten mbrëma.

Pjesë e para-ndejës ishin emra të njohur si: Winnie Harlow, Rita Ora dhe Andrew Garfield, shkruan DailyMail.


Rita u kujdes që të dukej mjaft atraktive, eveshur me një fustan të zi prej lëkure, i cili ishte mjaft i ngushtë dhe theksonte linjat e saj trupore.

rit1 1

Këngëtarja shqiptare tregoi fizikun e saj të bujshëm në fustanin e zi, të cilin e kishte kombinuar me rripa.

Ajo ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, regjisori me prejardhje nga Zelanda e Re, Taika Waititi.

rit5 1

Para-ndeja e “Oscars” vjen pasi pjesëmarrësit e mbrëmjes së ndarjes së çmimeve “Oscars 2022” kanë mbetur të frikësuar se do të humbasin ceremoninë ndërsa presin me nervozizëm rezultatet e dy testeve të detyrueshme PCR përpara ceremonisë së së dielës.

rit2 1

Për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve - e cila po rikthehet në Teatrin “Dolby” - të pranishmit duhet të rezultojnë negativë në testet për COVID-19.

Të gjithë të ftuarve në “Oscars” të këtij viti do t'u kërkohet të dorëzojnë teste negative për COVID-19 dhe prova të vaksinimit. Prezantuesit dhe interpretuesit nuk do të duhet të vaksinohen, por do të duhet të tregojnë se kanë rezultuar negativë për virusin. /Telegrafi/

rit3 1

rit4 1