LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora dridhet në të ftohtin e Parisit, ndërsa shoqërohet nga e ëma e saj në Javën e Modës

Rita Ora dridhet në të ftohtin e Parisit, ndërsa shoqërohet nga e ëma e saj në Javën e Modës

Sipas përdoruesve të rrjetet social TikTok, estetika e pastër e vajzës ka dalë zyrtarisht nga moda dhe në vend të saj është në modë të dukesh si një ‘grua mafioze’.

Dhe Rita Ora duket se ka hyrë në trendin më të fundit, teksa u pa e veshur me një pallto leshi me dizajn leopardi të premten, në Javën e Modës në Paris, shkruan DailyMail.

Këngëtarja, 33 vjeçe, ishte veshur nga marka “Prada”, ndërsa po shkonte për darkë me nënën e saj, Verën, dhe miqtë e saj në Lapérouse në Paris.


Veshur një fustan të zi mini nën pallto dhe një palë çorape të zezë të padukshme, ajo i shtoi dukjes edhe më shumë shkëlqim me një palë taka me breza për të kompletuar veshjen e saj.

"Janë Ora-t këtu", Rita me nënën dhe motrën e saj marrin gjithë vëmendjen në Javën e Modës në Paris
Lexo po ashtu "Janë Ora-t këtu", Rita me nënën dhe motrën e saj marrin gjithë vëmendjen në Javën e Modës në Paris

Për aksesorë, artistja e lindur në Prishtinë zgjodhi një palë vathë të mëdhenj të arit dhe mblodhi flokët e saj mbrapa në një stil voluminoz të frymëzuar nga stilet e vjetra.

Rita së fundmi bashkëpunoi me Keith Urban për ripërpunimin e këngës së saj, “Shape of me”, e cila është pjesë e albumit të saj më të fundit, “You and I”.

Ajo ndau para pak ditësh një video të shkurtër duke paralajmëruar këngën, e cila është një dedikim për nënën e saj, Verën, dhe për të gjitha gratë në përgjithësi.

Këngëtarja paralajmëroi publikimin e kësaj kënge në ditëlindjen e 60-të të nënës së saj, të mërkurën.

Artistja, emri i vërtetë i së cilës është Rita Sahatçiu shpjegoi se ka dashur të kompozojë një këngë për Verën prej kohësh dhe tani ndihet sikur në fund “ishte në gjendje ta bënte këtë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori