Rita Ora dhe Taika Waititi duket se konfirmuan romancën e tyre teksa pozuan krah për krah me njëri-tjetrin në premierën e ‘Suicide Squad’ të hënën.

Këngëtarja, 30 vjeçe, u shfaq e buzëqeshur nën shoqërimin e aktorit dhe regjisorit, 45 vjeçar, gjersa bënë daljen e tyre të parë publike.


Dyshja, të cilët janë në një lidhje dashurie që nga prilli, dukeshin të mahnitshëm dhe paraqitja e tyre erdhi pak pas puthjes me aktoren Tessa Thompson.

0 US ENTERTAINMENT MOVIE WARNER HBO STREAMING Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Getty Images)

Ylli i muzikës pop mori vëmendje me fustanin e bardhë elegant, duke treguar fizikun e saj të stërvitur në palestër.

Rita nuk mund të ndalonte së qeshuri pasi njëra dorë ishte e mbështjellë rreth krahut të Taikës.

Ndërkohë, aktori - i cili luan Starro në film - kishte veshur një kostum gri me një këmishë të bardhë dhe këpucë të zeza.

0 Warner Bros Premiere Of The Suicide Squad Arrivals Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Getty Images)

Ylli i Hollywood-it në maj theksoi se nuk kishte bërë ‘asgjë të keqe’, duke thënë se ishte komod me Ritën dhe Tessan.

Kur u pyet nëse ishte i mërzitur nga sasia e vëmendjes që morën fotot, ai u përgjigj: "Jo me të vërtetë”.

"Unë mendoj se në botën e internetit, gjithçka vjen dhe largohet shumë shpejt”.

Screenshot 3 7 Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Getty Images)

Yjet e tjerë që morën pjesë në këtë ngjarje ishin edhe mundësi John Cena. /Telegrafi/

Screenshot 4 5 Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Getty Images)