Rita Ora dhe familja e saj shijojnë pushimet e fundvitit në një resort luksoz në Saint-Barth, këngëtarja ka një kërkesë të veçantë për vëllanë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka zgjedhur që për fundvit të shijojë disa ditë të mira pushim.
Ajo ka zgjedhur që bashkë me katër anëtarët e familjes së saj, t’i kalojnë disa ditë të mira pushimi në ishullin luksoz Saint-Barth.
Ky organizim i familjes vjen pas një viti të ngjeshur me punë, në veçanti për Ritën e cila gjatë vitit 2019 ka pasur suksese të shumta dhe një pushim tani në fundvit është më se i merituar për të.
Ka qenë së fundmi babai i këngëtares, Besnik Sahatçiu – Ora, ai i cili ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të tërë familjes, ku shihen të lumtur së bashku në pushime.
Rita vihet në dukje me ndryshimin e saj të ri që ka bërë në flokë duke i prerë ato, ndërsa rrëmben vëmendjen edhe me fustanin atraktiv.
E njëjta më pas publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi atraktive, ku shfaqej me një pamje tërheqëse në fustanin portokalli.
Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografisë se darkën e Krishtlindjeve e kishte shoqëruar me tequila-n “Prospero” me të cilën ajo ka kontratë bashkëpunimi, teksa falënderonte vëllanë e saj, Donin, për fotografitë e bukura që ia realizoi.
“Kështu që darka e mbrëmshme e Krishtlindjeve përbëhej nga ushqim, verë, Prospero Tequila dhe Don Ora që më bënte fotografi me dritat e Krishtlindjes. Don Ora mund të jem muza jote? Unë e di se unë jam motra jote e madhe, por vetëm derisa të gjesh dikë”, shkroi Rita Ora në mbishkrimin e fotografisë.
Këngëtarja shqiptare përndryshe ka premtuar plot projekte muzikore e filmike për fansat e saj vitin që vjen. /Telegrafi/




























































