LAJMI I FUNDIT:

RIT Kosovë (A.U.K) mirëpret dy anëtarë të rinj të Bordit ndërsa dy përfundojnë mandatin e tyre

RIT Kosovë (A.U.K) mirëpret dy anëtarë të rinj të Bordit ndërsa dy përfundojnë mandatin e tyre

RIT Kosovë (A.U.K), institucioni i arsimit të lartë privat, jofitimprurës i Kosovës i cili ligjëron plotësisht në gjuhën angleze, ka shtuar dy anëtarë të rinj në Bordin e Drejtorëve, ndërsa dy anëtarë të tjerë përfunduan mandatin e tyre në fund të qershorit, 2020. Dy anëtarët e rinj janë Z. Elvin Guri, një sipërmarrës dhe investitor që banon në Sofje, Bullgari, dhe Z. Michael Hess, një ish-oficer ushtarak dhe një këshilltar në Uashington D.C., SHBA.

Guri dhe Hess i bashkohen listës 16 anëtarëshe të Bordit të organizatës jofitimprurëse e përkushtuar për sjelljen e arsimit të lartë amerikan në Kosovë. RIT Kosovë (A.U.K) hyri në partneritet me Institutin e Teknologjisë Roçester (RIT) pë të ofruar diploma me cilësi të lartë amerikane për Kosovën dhe pjesën më të madhe të rajonit të Ballkanit.


Z. Elvin Guri është një sipërmarrës dhe investitor. Aktualisht Drejtor Ekzekutiv në Empwer Capital Advisors, menaxher Empower Capital Fund, një fond i mbështetur nga Jeremie duke investuar në ndërmarrjet industriale të tregut të ulët dhe të mesëm bullgar. Më parë me PwC dhe EBRD, në 2001-2002 ai bashkë-themeloi JetFinance International, që u bë huadhënësi më i madh i financave të konsumatorit në Evropën Jug-Lindore (i shitur tek BNP Paribas Financat Personale në 2007). Ndër investimet e tjera të tij të fundit është Telekom Albania, operatori i dytë më i madh celular në vend. Z. Guri ka një MBA nga Shkolla e Biznesit Saïd në Universitetin e Oksfordit. Ai gjithashtu mbështet institucione të ndryshme arsimore dhe nisma në Bullgari dhe Shqipëri. Z. Guri kohët e fundit themeloi një fond bursash familjare në RIT Kosovë (A.U.K).

Z. Michael E. Hess është drejtor në M & TCH Consulting që nga janari 2012, pasi punoi në L-3 MPRI nga gushti 2009. Para se të bashkohej me MPRI, ai shërbeu si asistent administrator në zyrë për Demokraci, Konflikt dhe Ndihmë Humanitare, Agjensia Amerikane për Zhvillimi Ndërkombëtar (USAID). Z. Hess ka mbi 30 vjet shërbim aktiv dhe rezervë në ushtrinë SHBA’së për shërbim në operacione humanitare në Turqi, Irak, Bosnjë dhe Kosovë. Ai shërbeu në detyra të komandës dhe stafit në Sh.B.A dhe Gjermani dhe mësoi Histori Evropiane në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara (USMA). Ai ishte gjithashtu një bankier një Bankën Zvicerane (Swiss Bank Corp) dhe Citicorp për mbi pesëmbëdhjetë vjet. Mike ka një diplomë Bachelor nga USMA në West Point, diplomë Master nga Universiteti Columbia, dhe Universiteti i New York, dhe ka diplomuar në programin kombëtar të studimeve strategjike në kolegjin e luftës së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Për disa vite, Z. Hess ka dhënë mësim në programin veror ’Studimet për Paqe dhe Konflikt’ në RIT Kosovë A.U.K).

Në emër të profesorëve, stafit dhe studentëve, Dr. Kamal Shahrabi, Presidenti i RIT Kosovë (A.U.K) u ofroi një mirëseardhje të ngrohtë anëtarëve të rinj të Bordit për fillimin e punës së tyre në Bord. Në të njëjtën kohë, ai falënderoi Z. Cafo Boga dhe Z. Dritan Mezini për tre mandatet e tyre të njëpasnjëshme të shërbimit në Nord. “Ne e vlerësojmë ekspertizën dhe kohën e tyre vullnetare, pa asnjë kompensim, për të ndihmuar  RIT Kosova (A.U.K) të bëhet një institucion edhe më i mirë në të ardhmen,” tha ai.

Z. Dritan Mezini, një sipërmarrës i mirënjohur në Shqipëri dhe Kosovë, anëtar i bordit që nga viti 2012, i ka dhënë fund mandatit të tij më 30 qershor 2020.  Z. Mezini ka shërbyer në komitetin e financave dhe është bërë vullnetar në disa komitete ad-hoc në ofrimin e këshillave dhe ekspertizës në rritjen e kapitalit njerëzor dhe jetës studentore.

Për Z. Boga dhe Z. Mezini, bordi i RIT Kosovë (A.U.K) njëzëri shpreh falënderime dhe mirënjohje për vitet e tyre të përkushtimit, këshillës, njohurisë profesionale dhe bujarisë në shërbim të studentëve, profesorëve dhe stafit të RIT Kosovë (A.U.K ), dhe njëkohësisht shërbimin e dhënë për të ardhmen e Republikës së Kosovës dhe tërë rajonit.

RIT Kosovë (A.U.K) operon në Republikën e Kosovës si një Organizatë Jo-qeveritare jo-fitimprurëse (OJQ), dhe është i vetmi institucion i arsimit të lartë që jep diploma akademike Amerikane përmes partneritetit me Institutin e Teknologjisë Roçester (RIT) në Nju Jork. RIT Kosovë (A.U.K) mbështetet poashtu nga Organizata Amerikane, “Fondacioni i Universitetit Amerikan në Kosovë, Inc.” e regjistruar në Shtetin e Nju Jorkut, si një entitet i liruar nga taksat sipas nenit 501 (c) (3 ), statusi i bamirësisë publike 170 (b) (1) (A) (vi), Numri i Identifikimit të Punëdhënësve (EIN) 20- 0105596, i Kodit të të Ardhurave të Brendshme të SHBA-së.     

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori