RIT Kosovë (A.U.K), institucioni i arsimit të lartë privat, jofitimprurës i Kosovës i cili ligjëron plotësisht në gjuhën angleze, ka shtuar dy anëtarë të rinj në Bordin e Drejtorëve, ndërsa dy anëtarë të tjerë përfunduan mandatin e tyre në fund të qershorit, 2020. Dy anëtarët e rinj janë Z. Elvin Guri, një sipërmarrës dhe investitor që banon në Sofje, Bullgari, dhe Z. Michael Hess, një ish-oficer ushtarak dhe një këshilltar në Uashington D.C., SHBA.
Guri dhe Hess i bashkohen listës 16 anëtarëshe të Bordit të organizatës jofitimprurëse e përkushtuar për sjelljen e arsimit të lartë amerikan në Kosovë. RIT Kosovë (A.U.K) hyri në partneritet me Institutin e Teknologjisë Roçester (RIT) pë të ofruar diploma me cilësi të lartë amerikane për Kosovën dhe pjesën më të madhe të rajonit të Ballkanit.
Z. Elvin Guri është një sipërmarrës dhe investitor. Aktualisht Drejtor Ekzekutiv në Empwer Capital Advisors, menaxher Empower Capital Fund, një fond i mbështetur nga Jeremie duke investuar në ndërmarrjet industriale të tregut të ulët dhe të mesëm bullgar. Më parë me PwC dhe EBRD, në 2001-2002 ai bashkë-themeloi JetFinance International, që u bë huadhënësi më i madh i financave të konsumatorit në Evropën Jug-Lindore (i shitur tek BNP Paribas Financat Personale në 2007). Ndër investimet e tjera të tij të fundit është Telekom Albania, operatori i dytë më i madh celular në vend. Z. Guri ka një MBA nga Shkolla e Biznesit Saïd në Universitetin e Oksfordit. Ai gjithashtu mbështet institucione të ndryshme arsimore dhe nisma në Bullgari dhe Shqipëri. Z. Guri kohët e fundit themeloi një fond bursash familjare në RIT Kosovë (A.U.K).
Z. Michael E. Hess është drejtor në M & TCH Consulting që nga janari 2012, pasi punoi në L-3 MPRI nga gushti 2009. Para se të bashkohej me MPRI, ai shërbeu si asistent administrator në zyrë për Demokraci, Konflikt dhe Ndihmë Humanitare, Agjensia Amerikane për Zhvillimi Ndërkombëtar (USAID). Z. Hess ka mbi 30 vjet shërbim aktiv dhe rezervë në ushtrinë SHBA’së për shërbim në operacione humanitare në Turqi, Irak, Bosnjë dhe Kosovë. Ai shërbeu në detyra të komandës dhe stafit në Sh.B.A dhe Gjermani dhe mësoi Histori Evropiane në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara (USMA). Ai ishte gjithashtu një bankier një Bankën Zvicerane (Swiss Bank Corp) dhe Citicorp për mbi pesëmbëdhjetë vjet. Mike ka një diplomë Bachelor nga USMA në West Point, diplomë Master nga Universiteti Columbia, dhe Universiteti i New York, dhe ka diplomuar në programin kombëtar të studimeve strategjike në kolegjin e luftës së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Për disa vite, Z. Hess ka dhënë mësim në programin veror ’Studimet për Paqe dhe Konflikt’ në RIT Kosovë A.U.K).
Në emër të profesorëve, stafit dhe studentëve, Dr. Kamal Shahrabi, Presidenti i RIT Kosovë (A.U.K) u ofroi një mirëseardhje të ngrohtë anëtarëve të rinj të Bordit për fillimin e punës së tyre në Bord. Në të njëjtën kohë, ai falënderoi Z. Cafo Boga dhe Z. Dritan Mezini për tre mandatet e tyre të njëpasnjëshme të shërbimit në Nord. “Ne e vlerësojmë ekspertizën dhe kohën e tyre vullnetare, pa asnjë kompensim, për të ndihmuar RIT Kosova (A.U.K) të bëhet një institucion edhe më i mirë në të ardhmen,” tha ai.
Z. Dritan Mezini, një sipërmarrës i mirënjohur në Shqipëri dhe Kosovë, anëtar i bordit që nga viti 2012, i ka dhënë fund mandatit të tij më 30 qershor 2020. Z. Mezini ka shërbyer në komitetin e financave dhe është bërë vullnetar në disa komitete ad-hoc në ofrimin e këshillave dhe ekspertizës në rritjen e kapitalit njerëzor dhe jetës studentore.
Për Z. Boga dhe Z. Mezini, bordi i RIT Kosovë (A.U.K) njëzëri shpreh falënderime dhe mirënjohje për vitet e tyre të përkushtimit, këshillës, njohurisë profesionale dhe bujarisë në shërbim të studentëve, profesorëve dhe stafit të RIT Kosovë (A.U.K ), dhe njëkohësisht shërbimin e dhënë për të ardhmen e Republikës së Kosovës dhe tërë rajonit.
RIT Kosovë (A.U.K) operon në Republikën e Kosovës si një Organizatë Jo-qeveritare jo-fitimprurëse (OJQ), dhe është i vetmi institucion i arsimit të lartë që jep diploma akademike Amerikane përmes partneritetit me Institutin e Teknologjisë Roçester (RIT) në Nju Jork. RIT Kosovë (A.U.K) mbështetet poashtu nga Organizata Amerikane, “Fondacioni i Universitetit Amerikan në Kosovë, Inc.” e regjistruar në Shtetin e Nju Jorkut, si një entitet i liruar nga taksat sipas nenit 501 (c) (3 ), statusi i bamirësisë publike 170 (b) (1) (A) (vi), Numri i Identifikimit të Punëdhënësve (EIN) 20- 0105596, i Kodit të të Ardhurave të Brendshme të SHBA-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker