LAJMI I FUNDIT:

Ripërsërit Thaçi: Jo shkëmbim të territoreve por korrigjim të kufirit

Ripërsërit Thaçi: Jo shkëmbim të territoreve por korrigjim të kufirit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij për ndarjen e kufijve.

Thaçi ka thënë se nuk do të ketë ndarje, as shkëmbim por korrigjim te kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


“Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve “, ky ishte qëndrimi realist dhe i guximshëm i Presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994.”

“Ndërsa, qëndrimi im sot si President i Republikës së Kosovës ka evoluar dhe është i qartë: jo ndarje, jo shkëmbim, po korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të mundësuar bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovë”, ka shkruar presidenti Thaçi, përcjell Telegrafi.