Për të riparuar defektet e lëkurës dhe sa herë që jemi në krizë për pamjen tonë të jashtme ndiqni recetat e specialistëve. Para së gjithash fjala çelës është peeling...
Eliminimi i qelizave të vdekura i dhuron lëkurës një ngjyrë të bukur dhe mbi të gjitha i lehtëson ajrosjen. Fillojmë nga trupi, duke kujtuar që sidoqoftë peeling është një veprim agresiv ndaj lëkurës ndaj dhe duhet të bëhet në mënyrë të butë dhe delikate. Përsëriteni përsëri në qoftë se e shikoni të arsyeshme por me një distancë prej 8-10 ditësh. Në qoftë se keni pak probleme është i këshillueshëm një pastrues i lehtë që është dhe zbutës. Përdoreni këtë solucion duke e hedhur në një shami teli të cilën pasi të keni lagur trupin ta përdorni në vend të fërkueses së zakonshme.
Në qoftë se lëkura juaj është shumë e tharë, është e nevojshme një kurë më e fortë që të largojë të gjitha qelizat e vdekura. Për këtë rast në fërkuesen prej teli të butë duhet të hidhni një tas të vogël miell misri integral dhe një tas të vogël me miell bajamesh të ëmbla. Më pas vazhdojmë si herën e parë duke e fërkuar lëkurën për një kohë të gjatë por në mënyrë delikate. Do të shikoni që lëkura do të bëhet e butë dhe elastike si kurrë ndonjëherë.
Në qoftë se bëni pjesë tek ato fatlume të pakta të cilat e kanë lëkurën e padëmtuar, i lejoni vetes një banjë të kënaqshme për të pasur një lëkurë kompakte dhe elastike. Hidhni 3 litra qumësht në ujin e ngrohtë të vaskës dhe qëndroni për 20 minuta. Do të shikoni që lëkura juaj do të jetë e butë dhe e këndshme ashtu siç keni ëndërruar gjithmonë.
Një sallatë si dekolte
Qafa është një pikë që lihet disi pas dore për sa i përket kujdesit të lëkurës. Atëherë, ja një maskë e jashtëzakonshme: Merrni një sallatë të tërë, lajeni me kujdes dhe grijeni. Më pas aplikojeni sallatën e grirë në të gjithë qafën dhe në pjesën e kraharorit. Mbajeni për 20 minuta. Sallata përmban shumë vitamina dhe është efikase për të gjitha llojet e lëkurës.
Duart në plan të parë
Mos i harroni kurrë. Janë gjithmonë në plan të parë të çdo lloj gjesti që ju mund të bëni. Merrni një patate të patrajtuar, qërojeni, grijeni dhe përdoreni për të mbuluar sipërfaqen e duarve tuaja për të paktën 20 minuta. Ditën tjetër në një enë të gjerë dhe të thellë hidhni një litër qumësht të cilës do ti shtoni gjysmë limoni të shtrydhur. Futini duart në këtë përbërje dhe mbajini 20 minuta duke i masazhuar butësisht gjatë kësaj kohe. Në qoftë se i keni në gjendje të rëndë merrni argjilë përziejeni me pak ujë të pastër për të përfituar një përbërje në formë kremi dhe lyejini duart me të. Mos lani duart tuaja deri kur argjila të jetë thithur krejtësisht nga lëkura.
Në fytyrë bajame dhe ananas
Në qoftë se do të bëjmë peeling në fytyrë ky duhet të jetë shumë i lehtë. Sigurisht që gjithçka varet nga gjendja e lëkurës suaj dhe nga dëshira juaj. Në qoftë se pëlqeni që të reagoni me një farë energjie merrni bajame të ëmbla të grira hollë dhe pastaj bashkojini me aq ujë sa mjafton për të krijuar një maskë kremi. Përbërjen aplikojeni në fytyrë duke e masazhuar lëkurën por jo për një kohë më të gjatë se sa dy minuta. Më pas lajeni. Në qoftë se lëkura e fytyrës suaj ka vetëm një shtresë mjaft të lehtë qelizash të vdekura, përdorni lëngun e ananasit i cili ka aftësi të mira për të zhvilluar peeling. Kështu pasi të keni shtrydhur një gjysmë ananasi shpërndajeni në të gjithë fytyrën. Mbajeni jo më tepër se 5-6 minuta dhe lajeni fytyrën. Përsëriteni të njëjtën gjë tre javë me radhë duke e aplikuar një herë në javë. Në këtë pikë jeni gati për të përballuar stinën me një lëkurë të bukur dhe të rigjeneruar mirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/parenting-380x233.png)
Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja
![Përgatitja e kësaj pije do të përmirësojë gjendjen e lëkurës tuaj, do të çojë në shkëlqim dhe butësi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/woman-380x233.png)
Përgatitja e kësaj pije do të përmirësojë gjendjen e lëkurës tuaj, do të çojë në shkëlqim dhe butësi
![Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/29311515_l780-380x233.jpg)
Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu
![Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/parenting-780x439.png)
Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja
![Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/640-0-1739790466x7-1-1-362-780x439.jpg)
Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë
![Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/29311515_l780-780x439.jpg)
Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu
![Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/martesa-780x439.png)
Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare
![Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/271f7982-27f9-4b10-a304-9a0b7a1d0e6c-780x439.jpg)
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
![Shtatë gënjeshtrat që besojnë çiftet e divorcuara për fëmijët e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/785-0-67b4c7d0.jpg)
Shtatë gënjeshtrat që besojnë çiftet e divorcuara për fëmijët e tyre
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame