LAJMI I FUNDIT:

Rinoqerontët e bardhë në prag të zhdukjes, për momentin jetojnë vetëm dy të tilla (Foto)

Rinoqerontët e bardhë në prag të zhdukjes, për momentin jetojnë vetëm dy të tilla (Foto)
(180331) -- LAIKIPIA (KENYA), March 31, 2018 (Xinhua) -- A caretaker touches Najin, one of the world's last two remaining female northern white rhinos, in Ol Pejeta Conservancy in Laikipia county, northern Kenya, March 30, 2018. Kenyan wildlife officials and global wildlife conservationists on Saturday converged at Ol Pejeta Conservancy in northern Kenya where a memorial service for the late world's only remaining male northern white rhino fondly named Sudan took place. (Xinhua/Lyu Shuai) PHOTOGRAPH BY Xinhua / Barcroft Images

Mirëmbajtësit e një parku në Keni, po mundohen t’i trajtojnë sa më mirë, vetëm dy rinoqeronte të bardha që janë ende gjallë.

Kjo racë e rrallë është në prag të zhdukjes, pas ngordhjes së Sudanit, mashkullit të vetëm që ishte gjallë deri më tani, transmeton Telegrafi.


Kafsha 45-vjeçare, ka lënë pas të bijën 27-vjeçare Najin dhe mbesën dhjetë vite më të re Fatu. Që të dyja, tani kanë gjendje të rëndë shëndetësore dhe vështirë se do të mbesin gjallë edhe ndonjë ditë.

“Fildishi u përket elefantëve dhe rinoqerontëve. Do të ndryshojmë ligjet dhe kushdo që kapet me fildish, do ta kalojë jetën prapa grilave” ka thënë Najib Balala, Ministër i Turizmit në Keni.

Gjuetarët mund të shesin një kilogram fildishi rinoqerontësh, për rreth 40 mijë euro, që e bën të jetë më i shtrenjtë se ari.

Gjatë vitit 1970, në Keni ishin rreth 20 mijë rinoqerontë, por më 1900 mbetën vetëm 400. Tani jetojnë rreth 650, të gjithë rinoqerontë të zi.

Qindra rinoqerontë të bardhë jugorë, ende hungërojnë nëpër shkretëtirën sub-Sahariane të Afrikës.

Kenia ka prezantuar më 2013, ligje shumë ta ashpra për ta parandaluar kontrabandimin shumë fitimprurës të fildishit, që ka quar në mbytjen e shumë kafshëve të rralla dhe me rrezik zhdukje.

Të gjitha ata që janë zënë duke kontrabanduar, po vuajnë dënimin me vdekje. Minimumi i dënimit, për ata që kapen me fildish, është pesë vite burg. /Telegrafi/