LAJMI I FUNDIT:

Rinia e PDK-së e quan Kurtin “babadimër të skandaleve”

Rinia e PDK-së e quan Kurtin “babadimër të skandaleve”

Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) ka ndërmarrë të shtunën një aksion simbolik në shenjë proteste ndaj veprimeve të Qeverisë Kurti.

Aktivistët e RDK-së e kanë quajtur “babadimër” kryeministrin Albin Kurti, pasi sipas tyre ai gjatë këtij viti qytetarëve iu ka sjellë vetëm afera, skandale dhe keqpërdorime.


“Sanksione nga BE-ja dhe SHBA-të”, “Zajednicë dhe autonomi”, “Shtrenjtim i energjisë elektrike 115 për qind”, “Afera Zdravo”, janë disa nga mbishkrimet që aktivistët e RDK-së i kanë vendosur nëpër paketimet që ngjajnë si dhurata.

Aktivistja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnore Salihu tha se Kurti i ka dëshpëruar qytetarët e vendit, duke vepruar në përkeqësimin e jetës dhe funksionimit të shtetit.

Ajo tutje u shpreh se kanë zgjedhur të dalin për të bërë bilancin vjetor të kryeministrit, derisa i referohet edhe si babadimër që nuk sjell dhurata të mira.

“Sot, së bashku me Rininë Demokratike të Kosovës kemi dalë ta bëjmë balancën vjetore të kryeministrit ose ndryshe siç po e thërrasin “babadimër”. Supozohet që babadimri sjell vetëm dhurata të mira, por kryeministri edhe me këtë rol na ka dëshpëruar”.

“Dhuratat, të cilat ia ka sjellë vendit edhe gjatë këtij viti nuk kanë qenë të tjera, përveçse afera skandale, keqpërdorime përmes së cilave përmes së cilave është përkeqësuar jeta e qytetarëve dhe funksionimi i shtetit tonë. Pas meje mund të shihni vetëm disa dhuratat konkrete, të cilat ky “babadimër” ia ka sjellë Kosovës dhe qytetarëve të saj”, tha Salihu.

Edhe më herët Rinia Demokratike e Kosovës ka organizuar aksione të tilla duke shprehur pakënaqësi ndaj veprimeve dhe politikës së Qeverisë Kurti ndaj qytetarëve të vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori