Ka vite që kushtet në spitale dhe shtëpi të pleqve në Gjermani ngjajnë me një situatë të vërtetë emergjente. Në spitale janë detyruar t`i bëjnë bashkë nga disa stacione (reparte) në mënyrë që puna në përgjithësi, megjithatë të mund të realizohet, shkruan ‘Nordhessen Journal’.
Natën ndodh jo rrallë që infermieret kujdestare të jenë përgjegjëse për disa stacione njëkohësisht, transmeton albinfo.ch. Sigurimi i personelit të duhur të infermierisë është një detyrë e mundimshme.
Ndërkaq, për shkak të ndryshimit demografik, problemi në fjalë, gjatë viteve në vazhdim vetëm sa do të bëhet më i madh.
Në këto kushte të gjendjes emergjente, Ministria e Shëndetësisë, ajo e Familjes dhe Ministria e Punës, në korrik të vitit 2018 patën filluar një veprim të bashkërenduar lidhur me infermierinë.
Më në fund edhe politikanët federalë të Gjermanisë kanë filluar të lëvizin. Një delegacion i Bundestagut para pak javësh pati udhëtuar për në Kosovë, që të informohet në terren. Edhe ministri federal Jens Spahn pati negociuar një marrëveshje me ministrin përgjegjës.
Kosova e varfër është para së gjithash me një gjë e pasur: Me rininë. Askund tjetër në Evropë raportet nuk janë kaq të përmbysura në këtë pikë sa në Kosovë.
Tregu i punës atje nuk mund të bëjë vend për numrin kaq të madh të të rinjve. Për këtë arsye shume nga ta kanë kuptuar se çfarë drejtimi duhet të marrin për t`u bërë pjesë e mirëqenies së përgjithshme. Pra, drejt infermierisë.
“Ne kemi vizituar Kosovën dhe jemi informuar rreth kësaj. Ne do të provojmë që përpjekjet enorme të këtij vendi t`i dokumentojmë përmes kësaj kronike”, thuhet në fund të artikullit.
Në kronikën në fjalë jepet një pamje reale e gjendjes aktuale në Kosovë, e cila ka shtyrë mijëra të rinj që shpëtimin ta kërkojnë në drejtim të Gjermanisë. Aty bëhet fjalë për kurset e gjermanishtes dhe atp të aftësimit për infermieri, të cilat ndiqen me tüë madhe nga të rinjtë e Kosovës, me qëllimin e vetëm, për tu punësuar në Gjermani. Po ashtu kronika prezanton pamje të rënda të pritjes së qindra të rinjve para portave të Ambasadës së Gjermanisë për një vizë, shkruan albinfo.ch.
“Nga të gjithë popujt e Ballkanit, kosovarët janë më të lidhurit me Gjermaninë dhe vendet tjera gjermanishtfolëse. Rreth 700 mijë kosovarë jetojnë në Gjermani, Zvicër dhe Austri”, thuhet në kronikë.
Ndërsa Ndërsa bashkautori i kronikës, Hysen Hundozi thotë për albinfo.ch: “Kjo është një kronikë televizive që e kam realizuar së bashku me gazetarin Christian Bueltemann. I publikuar në portalin zyrtar të gazetës gjermane Nordhessen Journal, ky reportazh trajton problemin aktual në Gjermani rreth mungesës së stafit shëndetësor atje si dhe përpjekjet që po bëhen në Kosovë për aftësimin profesional me qëllim të depërtimit dhe integrimit në tregun gjerman të punës”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTaravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert