Agjencia Kadastrale e Kosovës së fundmi ka nisur realizimin e projektit “Rindërtimi i Kadastrit në 115 Zona Kadastrale”, projekt ky që ka për qëllim përmirësimin e të dhënave kadastrale.
Për të kuptuar më shumë rreth këtij projekti dhe rëndësisë së tij, Avni Ahmeti, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, dhe Drenushë Januzi-Kukaj, specialiste e kadastrit ndanë informacione në një bashkëbisedim në podcastin për të drejtat pronësore në Telegrafi, me redaktoren Jehona Hulaj.
Sipas Ahmetit, ky projekt ka një domethënie të veçantë, pasi për herë të parë, “do të mundësohet zgjidhja e problemeve që lidhen me trashëgiminë, zyrtarizimin e transaksioneve dhe korrigjimin e të dhënave e gjithashtu edhe matjen e objekteve për procesin e legalizimit”
Ky hap është i rëndësishëm për qytetarët, pasi do të sigurojë që çdo pronë të jetë e regjistruar dhe e ligjshme, dhe do të ndihmojë në eliminimin e paqartësive dhe mosmarrëveshjeve që shpesh shfaqen në lidhje me pronësinë.
Ahmeti theksoi se “një nga objektivat kryesorë të këtij projekti është përmirësimi i regjistrit të pronës, dhe krijimi i mundësisë për qytetarët që të kenë një pasuri të dokumentuar dhe të ligjshme. Ky projekt është në funksion të qytetarëve dhe ka për qëllim të rrisë besimin dhe transparencën në administratën publike.”
Ndërsa, Drenushë Januzi-Kukaj theksoi se për realizimin e këtij projekti janë përzgjedhur 115 zona kadastrale në 32 komuna të Kosovës, një proces i cili ka pasur një analizë të hollësishme të gjendjes së të dhënave kadastrale.
“Zonat janë zgjedhur duke u bazuar në kërkesat dhe analizat nga institucionet qendrore dhe lokale. Faktor i rëndësishëm në përzgjedhje është edhe aktiviteti i zonës kadastrale, varësisht sa ka transaksione, sa ka ndryshime në të dhënat kadastrale në një periudhë të caktuar kohore”, tha Januzi-Kukaj.
Për sa i përket fazave të realizimit të projektit, Avni Ahmeti sqaroi se projekti është i ndarë në disa faza.
“Faza e parë ka të bëjë me informimin publik, që veç kemi fillu. Fazë tjetër është fillimi i fushatës së matjeve dhe fazën e shikimit publik dhe në fund faza e trajtimit të ankesave dhe kërkesave të ndryshme nga qytetarët për të korrigjuar çdo informacion të pasaktë ose të paqartë që ka të bëjë me pronësinë,” shpjegoi ai.
Në këtë fazë, është shumë e rëndësishme që qytetarët të jenë të vetëdijshëm për periudhën kohore prej gjashtë muajsh, e cila do të mundësojë mbylljen e çdo aktiviteti dhe procedure që lidhet me regjistrimin e pronave të tyre.
Ahmeti tha se qytetarët duhet të përfshihen në këtë proces dhe të kontribuojnë për të siguruar që të dhënat të jenë të sakta dhe të përditësuara.
“Për të pasur një sistem të saktë dhe të besueshëm të kadastrit, është thelbësore që secili qytetar të verifikojë informacionin dhe të kontribuojë me dokumentacionin e nevojshëm,” tha ai, duke shtuar se në tërë territorin e Kosovës janë 1 mijë 305 zona kadastrale ku prej tyre 450 janë konsideru si aktive.
Drenushë Januzi-Kukaj gjithashtu theksoi se një nga sfidat më të mëdha që mund të dalin gjatë këtij procesi është mosgatishmëria e qytetarëve për të dorëzuar dokumentacionin e kërkuar, një situatë që shpesh mund të ndodhi për shkak të mungesës së informacionit ose paqartësive mbi procesin.
Megjithatë, ajo shprehu besimin se duke pasur parasysh interesimin e madh që ka pasur deri tani, qytetarët do të përfshihen dhe do të kontribuojnë aktivisht në zgjidhjen e problemeve të tyre pronësore.
“Një nga qëllimet e këtij projekti është të ofrojmë mundësinë që qytetarët të informohen për procedurat dhe të mund të kontribuojnë në mënyrë aktive në përmirësimin e gjendjes së të dhënave,” tha Januzi-Kukaj.
Në fund drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës bëri një apel për angazhimin e qytetarëve në këtë proces të rëndësishëm.
Ai theksoi se “ky projekt është një mundësi e shkëlqyer për qytetarët që të legalizojnë pronat e tyre dhe të kenë të dhëna të sakta dhe të besueshme mbi çdo pronë. Nuk ka asnjë arsye për të hezituar – ky projekt është i disponueshëm dhe falas për të gjithë qytetarët.”
Ai përfundoi duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të gjerë të qytetarëve me institucionet për të arritur një sistem të kadastrit që do të sigurojë të drejtat pronësore të secilit.
Ky projekt është financuar nga Banka Botërore dhe pritet të përfundojë deri në mars të vitit të ardhshëm.
Sipas planit, brenda një periudhe prej dhjetë vjetësh, të gjitha zonat kadastrale të Kosovës do të kenë përfituar nga ky program duke i dhënë fund çdo paqartësie rreth pronësisë dhe duke siguruar një sistem të fortë dhe të besueshëm të regjistrimit të pronave. /Telegrafi/
Ky publikim është prodhuar nga Telegrafi në kuadër të projektit PIAKOS, zbatuar nga ATRC dhe financuar nga Banka Botërore – Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e ATRC-së dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bankës Botërore, Fondit për Paqe dhe Shtet-Ndërtimin, apo Telegrafit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Ministrja e Turizmit në Shqipëri inspekton plazhet: 10 metrat nga bregu i detit janë hapësirë publike, jo për privatët

Gentrit Hafir Shala kërkon dëshminë e këshilltarit të Kurtit për zhdukjen e babait të tij, akuzon Kryqin e Kuq për bllokim të dëshmisë

Kurti prezantoi projektin e dy urave në Mitrovicë, reagon Bashkimi Evropian

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Top 11 transferime që pritet të realizohen këtë verë - Isak, Sesko, Gyokeres dhe disa top yje të tjerë

Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Man City po mendon projektin e ri pa Guardiolan - ka gjetur zëvendësuesin 'perfekt' të spanjollit

Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Me kalimin te Liverpooli – Wirtz pritet të thyejë “rregullin e artë” të Kloppit që e kishte vendosur në Anfield