LAJMI I FUNDIT:

Rimëkëmbja e ekonomisë amerikane fillon në mes të vitit 2021

Rimëkëmbja e ekonomisë amerikane fillon në mes të vitit 2021

Ekonomia amerikan do të vazhdojë të rritet me ritme normale gjatë dekadës së ardhshme, duke filluar nga mesi i këtij viti, sapo të vihet nën kontroll pandemia COVID-19, thonë analistët e ekonomisë në Kongres.

Zyra e Kongresit për Buxhetin, tha se me vaksinimin e miliona amerikanëve kundër virusit, “zgjerimi ekonomik që filloi në mes të 2021 dhe do të vazhdojë deri në 2031″.


Kjo zyre po ashtu, tha se ekonomia amerikane me një aktivitet prej 20.8 trilionë dollarësh, më e madhja në botë, “parashikohet të kthehet në nivelet para pandemisë dhe të rritet edhe më shumë”.

Zyra parashikon se ritmet e papunësisë që arritën në 6.7 për qind në muajin dhjetor 2020, do të fillojnë të bien gradualisht deri në vitin 2026 dhe se numri i të punësuarve do të arrijë në vitin 2024 në nivelet e periudhës para pandemisë.

Zyrtarët e agjencive të punësimit thonë se 10 milionë, nga 22 milionë amerikanë që humbën punën nga pandemia, ende nuk kanë gjetur punë.

Kongresi miratoi vjet afro 4 trilionë dollarë ndihma për të mbështetur ekonominë dhe për t’iu përgjigjur pandemisë.

Presidenti Joe Biden ka propozuar një shumë shtesë prej 1.9 trilion dollarësh për të ndihmuar individë dhe biznese, si dhe për të fuqizuar programin e vaksinimit, megjithëse një grup prej 10 senatorësh republikanë kanë propozuar një plan alternativ prej vetëm 618 miliardë dollarësh.

Biden dhe ligjvënës republikanë u takuan të hënën për të diskutuar planet e tyre përkatëse. /VoA/