LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi i “shkëmbimit të territoreve”, replika mes Petrit Selimit dhe Veton Surroit në Twitter

Rikthimi i “shkëmbimit të territoreve”, replika mes Petrit Selimit dhe Veton Surroit në Twitter

Ish minisri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, nuk beson se do të ketë rezultat marrëveshja në kuadër të propozimit evropian.

Në një shkrim në Twitter, Selimi thotë se drafti përfundimtar është shumë më i keq se drafti i punës.

E për këtë ai thotë se mund të ndodhë rikthimi i “shkëmbimit të territoreve”.

“Unë nuk shoh se kjo do të funksionojë. Shkëmbimi reciprokisht i dakorduar i territoreve midis Kosovës dhe Serbisë do të kthehet nëse mbetet kjo kornizë”, tha ai.

Sipas tij, rrënja e kësaj marrëveshjeje supozohej të ishte propozimi i ish-emisarit gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi, Wolfgang Ischinger.

Ky propozim shton ai ishte i bazuar në “Modelin 2 Gjermanve”, për të cilin thotë se ishte funksional.

“Ky ishte një model funksional. Ky aneks i negociuar e ka zbutur atë në një deklaratë të thjeshtë politike të fokusuar në krijimin “i menjëhershëm” të “vetëmenaxhimit për komunitetin serb””, shprehet Selimi.

Lidhur me këtë, publicisti Veton Surroi, i ka reaguar Selimit në Twitter.

Surroi tha se nuk do të ishte ide e mirë të përmendim edhe kthimin në përpjekjet e PDK-së që ka provuar dhe dështuar (marrëveshje të këqija, shkëmbime territorial).

Ai shton se tani ekzistojnë aktorë të rinj, kornizë të re, megjithëse thekson se ka plan të dobët zbatimi.

“Përmirësimi dhe jo kthimi duhet të jetë forca shtytëse”, shkroi Surroi.

Ideja e shkëmbimeve territoriale ishte hedhur në opinion publik, gjatë vitit 2018.

Presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi në intervista për mediat, e quante një korrigjim i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas kësaj, Lugina e Preshevës në Serbinë jugore, ku popullsia është kryesisht shqiptare mund të bashkohet me Kosovën.

Në këmbim, Serbia do të rivendosë kontrollin e plotë mbi zonën me shumicë etnike serbe të Kosovës në veri të lumit Ibër, i cili kalon nëpër zemër të Mitrovicës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori