LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi në normalitet, Gates sërish parashikon se kur do të marrë fund pandemia COVID-19

Rikthimi në normalitet, Gates sërish parashikon se kur do të marrë fund pandemia COVID-19

Bota do të duhej t’i rikthehej normalitetit në fund të vitit 2022 falë vaksinave kundër COVID-19, ka bërë të ditur miliarderi amerikan Bill Gates.

“Është një tragjedi e pabesueshme”, ka thënë Gates gjatë një interviste dhënë për të përditshmen polake “Gazeta Viborcha” dhe për televizionin TVN24, duke shtuar se lajmi i vetëm i mirë është qasja në vaksina, transmeton Telegrafi.


“Deri në fund të vitit 20222 do të duhej plotësisht t’i rikthehemi normalitetit”, ka shtuar themeluesi i kompanisë Microsoft.

Miliarderi amerikan i cili në vitin 2014 dha dorëheqje nga posti i presidentit të Microsoft për tu marrë me filantropi përmes fondacionit “Bill dhe Melinda Gates”, ka pranuar se ka investuar të paktën 1.7 miliardë dollarë si një përgjigje globale kundër pandemisë së COVID-19.

Kjo nënkupton përkrahje për disa prodhues të vaksinave, diagnostifikim dhe tretmane potenciale.

Platforma COVAX nën mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe aleancës globale për vaksina dhe imunizim (GAVI), ka për qëllim të sigurojë dy miliarda doza për vendet me të ardhur ta ulëta dhe atë deri në fund të këtij viti. /Telegrafi/