LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi i Gani Gecit në LDK: Me LDK-në do vjen ndryshimi

Rikthimi i Gani Gecit në LDK: Me LDK-në do vjen ndryshimi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka komentuar Kuvendin e fundit të LDK-së dhe zgjedhjen e strukturave të reja

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Geci ka thënë se LDK po i përmirëson gabimet e veta dhe po e bashkon elektoratin e vet.


Në këtë postim ai ka shpërndarë një fotografi ku shihet ulur ndërmjet Agim Veliut dhe Lutfi Hazirit.

Ai po ashtu ka thënë se do ta përkrah Isa Mustafën si kryetar të rizgjedhur dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Unë Gani Geci shumë kohë para këtij kuvendi kam thënë se do ta mbështes cilin do kryetar qe do ta zgjedh kuvendi i IX-të i LDK-së, pra kushdo që fiton garen do ta uroj”, është shprehur ai.

Postimi i plotë i Gecit:

“KUR MUNDESH, MUNDESH,
KUR S’MUNDESH S’MUNDESH,
KUR S’MUNDESH, PRIT KUR MUNDESH!

Të nderuar miq, 
sa ishte gjallë presidenti historik Dr.Ibrahim Rugova edhe Kosova edhe LDK ishte e lidhur për emrit të tij.
Pas vdekjes së preesidentit Rugova, LDK nuk është më e lidhur me asnjë emri as të këtyre që janë sotë as të atyre që do të vinë.
LDK pas vdeskjes së presidentit Rugova ka bërë disa gabime dhe nga ato gabime edhe ka pësuar.
LDK po i përmirëson gabimet e veta po e bashkon elektoratin e vet.
LDK që nga themelimi ka pas njerz te pa mposhtur ne te gjitha zgjedhjet i kan fitua gjitha kurdo që kanë garuar nëper komunat e tyre dhe qa me ju than tash ata i kanë fituar gjith edhe gjenerata e mesme janë mesi i artë, ndersa gjeneratë e re e LDK -së fëmijët tanë janë e ardhmja e ndritur që njohin disa gjuhë të huaja, e njohin kibernetiken dhe njohin botën civilizimin përendimor.
Unë Gani Geci shumë kohë para këtij kuvendi kam thënë se do ta mbështes cilin do kryetar qe do ta zgjedh kuvendi i IX-të i LDK-së, pra kushdo që fiton garen do ta uroj 
Garen e ka fitu Isa Mustafa ne zgjedhjet e mbrendshme dhe tani kemi garën politike me kundershtaret politik qe garojn per pushtet në zgjedhjet nacionale .
Une do ta mbështes me gjithë fuqinë time dhe të familjes sime LIDHJEN DEMOKRATIKE TË KOSOVËS.

Programi i LDK-së është më parimori, njerëzit e LDK-së janë më të edukuarit dhe të shkolkuarit, njerëzit e LDK-së janë më të kapshmit për skenën politike në vendore dhe ndërkombetare.

Vjosa Osmani ka arritur të bëhet anëtare e Bordit të Bankës Botërore pa ndihmen e askujt.
A nuk është ky sukses i LDK-së?
Nuk ka asnjë proces politik në Kosovë qe ka mudur te kaloj pa LDK-në edhe kur ishte në pozit dhe kur ishte ne opozit, 
Pa LDK nuk mund kalojnë proceset e mëdhaja.
LDK iu ka qëndruar dhe ju qëndron marrëveshjeve politike edhe me partit tjera edhe më nderkombëtaret.

LDK pas lufte ka sakrifikuar vetvetën, njerëzit e vet për hir të paqës dhe qetësis.
LDK i ka anashkaluar vlëlavrasjet pas lufte,
LDK e ka duruar stupcin, e ka duruar plumbin, e ka duruar fyerjen, e ka duruar sharjen për hir të Kosovës.

Qeverisja e LDK -s me në krye Isa Mustafen ka qen ma e mira e pasliftë s’ka rëndësi kan e don individi ne ket rastë 
Ne mes te gasit ne mes te mollotovit ne mes vezve ka qenë më e mira e të gjitha Qeverive të pas luftës.
Programi i LDK -së ështe më i miri nga të gjitha partitë politike.

LDK nuk është parti e vezëve .
LDK nuk është parti e gazit lotësjellës!
LDK nuk është parti e vrasjeve! 
LDK nuk është parti e bllokimit të proceseve politike as kur është në pozit as si opozit.
LDK nuk ështe parti e protestave!
LDK -e nuk ështe parti e molotovit!
LDK dhe njerëzit e saj e kan një filozofi politike të zgjidhjeve të problemeve hap pas hapi (step by step).

LDK por edhe familja ime ka një filozofi:
“KUR MUN MUN,KUR S’MUN S’MUN, KUR S’MUN PRIT KUR MUN!”
LDK ‘nuk nuk mundohet ta sjell rroten andej kah nuk sillet. 
Ne familja jonë më herët nuk kemi mund te garojm dhe kemi prit 12 vjet dhe tani na jan gapur rruget sebashku me kryesin ti gjunjezojm kundershtaret politik ne garen politike.
Ne duhet ta sjellin rroten andej kah sillet.
Me LDK-në do vjen ndryshimi.
LDK nuk është më e mira në botë, por LDK ështe më e mira nga të gjitha qe i kemi” (sic.), ka shkruar Geci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori