Rikthimi emocional i Virginia Torrecilla, dy vite pasi u operua nga tumori në tru

Virginia Torrecilla ka bërë një rikthim emocional për ekipin e femrave të Atletico Madridit pas mungesës dyvjeçare për shkak të betejës së saj me tumorin në tru.
Mesfushorja iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike në vitin 2020, mirëpo tash ka bërë rikthimin heroik.
27-vjeçarja, e cila pas operacionit iu nënshtrua kimioterapisë, ishte në gjendje të kthehej në stërvitje në muajin mars të vitit të kaluar.
Të mërkurën që lamë pas mundi ta shijojë një ndeshja nga banka rezervë në fitoren e Atleticos në gjysmëfinale në kuadër të Superkupës së Spanjës. Ndërsa të dielën u inkuadrua në lojë në minutën e 85-të duke marrë edhe shiritin e kapitenes në finale.

Nga
Telegrafi
24/01/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































