Modelja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, ka munguar prej kohësh në rrjetet sociale, duke u tërhequr plotësisht nga jeta publike.

Arsyeja e kësaj pauze ka qenë shtatzënia dhe lindja e djalit të saj, një periudhë që Arta ka vendosur ta kalojë në privatësi, larg vëmendjes mediatike.


Së fundmi, një fotografi e saj ka filluar të qarkullojë në rrjetet sociale, duke ngjallur interesin e ndjekësve.

Foto: Screenshot/Instagram

Në imazh, modelja shihet e buzëqeshur dhe në formë të shkëlqyer, duke dëshmuar se bukuria e saj karakteristike ka mbetur po ajo.

Ky paraqitje e rrallë publike ka rikthyer vëmendjen te Arta, e cila mbetet një nga emrat më të komentuar të showbiz-it shqiptar, edhe kur zgjedh të qëndrojë larg skenës. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram