LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet shqyrtimi i Listës së votuesve

Rikthehet shqyrtimi i Listës së votuesve

Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, përfaqësuesit e katër partive politike, përfaqësues të sektorit civil dhe ekspertët e pavarur në KShZ kanë rënë dakord që ti rikthehen shqyrtimit të listës së votuesve, në veçanti votuesve të dyfishtë për të cilët u ngrit debat në opinion dhe u bënë shkak që opozita të mos pranojë listën e votuesve dhe mbajtjen e zgjedhjeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pas takimit, kryesuesi i grupit për pastrimin e listës, Atanas Urumov, njëherësh anëtar i KShZ nga radhët e ekspertëve të pavarur, u shpreh optimist se kësaj radhe përfundimisht do të gjejnë rrugën për pastrimin e listës dhe për kthimin e besimit tek lista e votuesve.


“Çdo vërejtje për listën e votuesve do të shqyrtohet seriozisht. Do t’i qasemi me seriozitetin më të madh vërejtjeve, tani do të personalizohen dhe do të shihet saktë se për cilët persona ka dilema, në përputhje me raportin tonë që është përpiluar mbi bazën e metodologjisë së definuar paraprakisht”, ka thënë Urumov.

Të kënaqur nga ky takim dolën edhe përfaqësuesit e LSDM-së opozitare të cilët thanë se shumica përfundimisht pranoi t’i kthehet metodologjisë së akorduar që në fillim. Damjan Mançevski ftoi anëtarët e KShZ që të respektojnë ligjin dhe jo vullnetin e partive.

“Në takimin e sotëm të grupit punues ramë dakord që për disa çështje KShZ përfundimisht të gjejë forcën dhe të respektojë ligjin, domethënë deri në fund të vërtetohen të gjithë ata njerëz që përmes ligjit dhe vetëm përmes ligjit nuk do të duhet të jenë në listën votuese dhe vetëm përmes ligjit të jenë në listën e veçantë të votuesve”, deklaroi Mançevski.

Ndërkaq anëtari i KShZ nga radhët e BDI, Subhi Jakupi ka konstatuar se po kthehet besueshmëria në listën zgjedhore

Aleksandar Çiçakovski, kryetari i KShZ ka qenë i mendimit se së pari duhet të negociohet për atë se çfarë do të ndodhë me këta 71,000 votues për të cilët kontrolli i kryqëzimit tregoi se ata nuk janë në asnjë bazë të dhënash.

“Ata nuk janë të regjistruar si kanë përdorur ndonjëherë shërbimin shëndetësor, kujdesin social, nuk kanë transferime parash nëpërmjet llogarisë bankare e as nuk janë regjistruar në sistemin e pensioneve. Ata janë 71.000 njerëz që janë nga diaspora, të moshuar që nuk janë të përfshira në kujdesin social dhe shëndetësor, por mund të gjenden edhe personat që e drejta e votës është e diskutueshme”, ka thënë Çiçakovski./Telegegrafi/

Poashtu lexo: https://telegrafi.com/ne-kshz-diskutohet-per-listen-zgjedhore/

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori