LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet panairi i ndërtimit ‘MARKETI 2023’ këtë vit në Albi Mall!

Rikthehet panairi i ndërtimit ‘MARKETI 2023’ këtë vit në Albi Mall!

MARKETI 2023 është panairi i i parë në vend i industrisë së ndërtimtarisë i cili ka për qëllim t’i sjellë konsumatorit ofertat më të lira dhe më të mira në treg për vetëm gjatë ditëve të panairit! Edicioni i dytë i MARKETIT 2023 mbahet me datë 23 dhe 24 dhjetor në Albi Mall, kati 0. 

Organizimi i këtij MARKETI ka për qëllim që t’i takojë shitësit dhe blerësit në tregun vendor

me ofertat të cilat deri më tani nuk ishin publike për blerësit, duke ofruar zbritje të jashtëzakonshme të fundvitit për blerësit e produkteve të ndërtimit, vetëm në kohën sa zgjatë MARKETI, në vikendin e datave të lartë cekura ku synohen 40,000+ vizitorë.

Çka ofron MARKETI 2023:

Ekspozita të shitësve të ndryshëm: Bëhuni gati për të eksploruar një numër të madh të kompanive të ndryshme që shfaqin produktet dhe shërbimet e tyre me oferta dhe marrëveshje të parezistueshme. Nga kompanitë e ndërtimit, furnizimet e materialeve ndërtimore, interierit të brendshëm, te kompanitë e sigurimit dhe spitalet, ka diçka për të gjithë.

Bashkëpunime & Partneritete: Mundësi e mirë për formimin e partneriteteve strategjike me bizneset dhe organizatat lokale, po ashtu të jashtme për të zgjeruar shtrirjen dhe për të tërhequr një audiencë të larmishme.

Angazhimi i komunitetit: Lidhja me bizneset dhe organizatat vendase apo të huaja që luajnë një rol jetik në zonën e Kosovës. MARKETI 2023 shërben si një platformë për nxitjen e marrëdhënieve me komunitetin dhe mbështetjen e iniciativave lokale, si dhe shteteve fqinje.

Detajet e ngjarjes:

Data: 23, 24 Dhjetor, 2023

Ora: 10:00-20:00

Vendi: Albi Mall, kati 0

Biletat: hyrja falas

Për më shumë të reja rreth MARKETIT 2023 na ndiqni në Facebook ose Instagram