LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet ku ishte pllaka përkujtimore e ushtarëve serbë të rënë në Prishtinë gjatë Luftës së Parë Botërore

Rikthehet ku ishte pllaka përkujtimore e ushtarëve serbë të rënë në Prishtinë gjatë Luftës së Parë Botërore

Dioqeza e Rashkës – Prizrenit, në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë, e kanë kthyer të shtunën, në vendin ku ka qenë më parë, një pllakë përkujtimore të ushtarëve të rënë serbë në luftërat e viteve 1912-1918.

Ky monument, i vendosur në varrezat ortodokse në Prishtinë, është zhvendosur në një anë të varrit në mes të muajit nëntor, me iniciativën e Ambasadës franceze dhe asaj gjermane.


Ky veprim pati nxitur reagim të ashpër të komunitetit serb në Kosovë, shkruan Rel.

Në vendin e pllakës përkujtimore për ushtarët serbë, në nëntor ishte vendosur një pllakë përkujtimore në kujtim të ushtarëve francezë që humbën jetën gjatë shërbimit në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

Tani, ajo është zhvendosur anash, ndërsa pllaka që nderon ushtarët serbë është vendosur në qendër të varrit.

Vite më parë, ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë kanë festuar në atë vend Ditën e Armëpushimit.

Dita e Armëpushimit shënohet në të gjithë botën më 11 nëntor për të përkujtuar nënshkrimin e armëpushimit që i dha fund Luftës së Parë Botërore. Kjo ditë shënohet në të gjithë Evropën dhe vendet e Komonuelthit e festojnë atë si Ditën e Përkujtimit, amerikanët si Ditën e Veteranëve ose Ditën e Përkujtimit.

Zyrtarë të dy ambasadave në Kosovë patën shpjeguar se pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë serbë është zhvendosur për shkak se “në vitet e fundit, dhe veçanërisht në vitin 2022, kjo ceremoni e përbashkët franko-gjermane u njollos nga polemika në media të caktuara në Kosovë në lidhje me praninë e një stele [pllakë përkujtimore] për nder të ushtarëve serbë që vdiqën mes viteve 1912 dhe 1918”.

Dioqeza e Rashkës-Prizrenit pati reaguar ndaj heqjes së pllakës përkujtimore me pretendimet se askush nuk është konsultuar me komunitetin serb që i mbikëqyr varrezat, dhe as me Kishën Ortodokse Serbe, e cila “përkujdeset shpirtërisht për varrezat ortodokse në Kosovë”.

Përveç Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, kanë reaguar edhe partitë politike serbe, aktivistë politikë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucione të Serbisë.

Më pas, më 15 nëntor, Ambasada franceze në Kosovë ka njoftuar se do të shqyrtojë “mundësitë teknike” që të gjitha monumentet në varrezat në Prishtinë të kthehen në vendin e tyre, “dhe se kjo do të përfshijë një pllakë të re përkujtimore në kujtim të ushtarëve francezë që humbën jetën”, gjatë shërbimit në kuadër të KFOR-it. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori