LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet i ftohti në Kosovë, parashikohen të reshura bore në fundjavë

Rikthehet i ftohti në Kosovë, parashikohen të reshura bore në fundjavë

Prishtina Weather paralajmëron se në fundjavë do të ndryshojë moti në vendin tonë.

Sipas këtij njoftimi të shtunën në mëngjes do të ketë shi dhe borë. Nga e diela me kthjellime. Në fillim të javës sërish priten të reshura shiu, herë herë edhe me borë.


Sonte gjatë natës do të ketë shkurtimisht të reshura shiu, që orëve të mëngjesit të së shtunës përzien edhe me reshje bore.

Temperaturat zbresin ndjeshëm në fundjavë, sidomos të dielën në mëngjes.

Në ditët e para të javës së ardhshme sërish pritet shtim i vranësirave, e nga dita e martë dhe mërkurë edhe me reshje shiu, të cilat me rënie të temperaturave edhe mund të përzien me reshje bore mëngjesin e së mërkurës.

Në pjesën e dytë të javës së ardhshme mot i ndryshueshëm, me vranësira e diell, e nuk do të mungojnë edhe të reshurat e shiut

Cilësia e ajrit pritet të shënojë përmirësim ditën e shtunë, pasi që qarkullimi i mirë ajror shpërndanë ndotësit ajror, e indeksi zbret edhe në vlera të pranueshme dhe mesatare. Nga e diela mbetet në vlera mesatare, por në raste të qetësisë mund të kaloj më gjatë në vlera të dobëta.

Të shtunën mot i ftohtë dhe me erë. Herët në mëngjes me reshje shiu, që nga rrafshi i Kosovës përzien dhe me reshje bore. Në vise malore borë. Deri në mesdite reshjet pushojnë. Në mbrëmje më ftohtë.

Të dielën mot i kthjellët dhe me diell. Në mëngjes shumë ftohtë dhe me ngrica.

Të hënën pas mëngjesit me ngrica, ditën kryesisht me diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen.

Të martën mot kryesisht me vranësira. Herët në mëngjes priten reshje të dobëta shiu. Në vise malore me borë.

Të mërkurën mot kryesisht me vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Herët në mëngjes reshjet e shiut përzien edhe me borë. Në vise malore borë.

Temperaturat pësojnë rënie në fundjavë, e deri të hënën sërish në rritje. Më pas me tendencë të rënies. Minimalet zbresin deri në -5C ditën e diel, e në fillim të javës rriten deri në 2C, ndërsa maksimalet të shtunën zbresin në 5C, e të hënën rriten edhe mbi 10C, për të pësuar rënie sërish deri të mërkurën në 5C.

Era do të fryj mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme 7-15m/s ditën e shtunë. Nga e diela drejtimesht të ndryshme 3-8m/s.

Shtypja atmosferike në rritje të theksuar mbi vlera normale ditën e shtunë, më pas me tendencë të rënies në ditët e para të javë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori