LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet Chevrolet Blazer, ngjanë shumë me Camaro SUV (Foto)

Rikthehet Chevrolet Blazer, ngjanë shumë me Camaro SUV (Foto)

Para një jave u pa gjatë fazës së testimit dhe thuhej se nuk do të jetë SUV, por duket se nuk ka ndryshime të mëdha

Ka pasur lajme, se Chevrolet do ta rikthejë një prej modeleve më të mira që ka prodhuar gjatë historisë, transmeton Telegrafi.


Mjaftuan disa imazhe gjatë fazës së testimit, që të konfirmohet gjithçka. Blazer 2019 do t’i bashkëngjitet linjës së makinave SUV ku përfshihet Trax, Equinox, Traverse, Tahoe dhe Suburban.

Ky model ka pamje shumë agresive, teksa ngjanë shumë me Camaron. Pjesën e përparme e ka shumë të gjerë, megjithëse proporcionet tjera i ka më të ngushta, duke bërë që të ketë pamje shumë atletike.

Makina vije në dy opsione, atë 2.5-litra që prodhon 193 kuajfuqi, si dhe tjetrin 3.6-litra V6 që prodhon 305 kuajfuqi. Që të dy motorët, do të kenë sistemin e nëntë shpejtësive automatike.

Materiali special që është përdorur për ta ndërtuar, ka bërë që të peshojë 2,040 kilogramë, ndërsa i adoptohet të gjitha kushteve atmosferike.

Ngjashmëritë me Camaro nuk janë vetëm në pjesën e jashtme, pasi edhe enterieri është i ngjashëm me këtë model. Karriget janë shumë komode, ndërsa ndërtimi modern bën që udhëtarët të kenë mjaft hapësirë për këmbët.

Opsionet shtesë, përfshijnë tavanin panoramik, ngrohje dhe ventilim i ulëseve, kamerë në pjesën e pasme dhe gjashtë porte USB.

Pavarësisht se çfarë opsioni kërkohet, të gjitha e kanë sistemin e informimit përmes ekranit prej tetë inch. Chevrolet ka deklaruar se Blazer vije në fillim të vitit që vjen, kur edhe bëhet e ditur se sa do të kushtojë. /Telegrafi/