LAJMI I FUNDIT:

Rikthehen të hyrat tatimore, ATK gjatë muajit maj mbledh 4.5 milionë euro më shumë

Rikthehen të hyrat tatimore, ATK gjatë muajit maj mbledh 4.5 milionë euro më shumë

Pas rënies të të hyrave gjatë muajve mars dhe prill si pasojë e pandemisë në Kosovë, në muajin maj ka rikthim të trendit rritës të të hyrave tatimore.

Kështu ka bërë të ditur Administrata Tatimore e Kosovës.

“Inkasimi i të hyrave nga fillimi i këtij viti deri më 18 mars ka qenë në përputhje me planifikimet e parapara, por pas kësaj date është vërejtur një trend i uljes së të të hyrave, duke pas parasysh efektet e COVID-19 dhe vendimet për shtyrje të afatit të pagesës së detyrimeve tatimore dhe kontribute pensionale”, njofton ATK, përcjell Telegrafi.

ATK bën të ditur se totali i inkasimit të të hyrave për periudhën janar-maj 2020 është 186.1 milionë euro, ndërsa vetëm për muajin maj inkasimi i të hyrave në raport me planin është për 4.5 milionë euro apo 13 për qind më shumë.

Ndryshe, ATK nga data 12 mars, pas vendimit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve ka ndihmuar Qeverinë e Kosovës me masat për parandalim të Coronavirusit, duke pranuar denoncime nga qytetarët dhe kryerje të inspektimeve të bizneset, të cilat kanë keqpërdoruar situatën e krijuar nga COVID-19, për të rritur çmimet e artikujve bazikë ushqimorë dhe shëndetësorë, andaj në mënyrë që të zbatohet në përpikëri ky vendim, ATK ka ulur në minimum aktivitetet e rregullta sipas Planit të Punës për 2020. /Telegrafi/