LAJMI I FUNDIT:

Rihapet palestra “Fivestar Fitness”

Rihapet palestra “Fivestar Fitness”

Për më shumë se 100 ditë, shumë prej nesh kemi ngritur shishe të ujit, apo kemi bërë pompa në dhomat tona ose kemi bërë stërvitje virtuale duke shikuar faqet e rrjeteve sociale. Ushtrimeve në shtëpi i ka ardhur fundi pasi që Fivestar Fitness ka rihapë dyert e saj nga e mërkura me datë 24 qershor.

Zinxhiri i palestrave Fivestar Fitness, ka njoftuar për hapjen e pikave dhe për orarin e ri gjatë periudhës së COVID-19, nga e hëna deri të shtunën duke filluar nga ora 06:00 deri në ora 22:00.

Të gjitha masat dhe rregullat janë ndërmarrë nga menaxhmenti i Fivestar Fitness, duke hulumtuar edhe trendet botërore të ri-hapjeve të palestrave gjatë COVID-19, dhe sigurojnë mbrojtje të lartë për klientët dhe stafin e Fivestar duke ofruar mjedis të ri me rregulla të reja.

Fivestar Fitness veçse ofron dysheme antibakteriale dhe ventilim kualitativ të cilin e ka në funksion në të gjitha lokacionet e saja, i cili realizon pastrimin e ajrit 9 herë gjatë një ore. Dy gjëra të cilat janë benefit i jashtëzakonshëm për parandalimin dhe shpërndarjen e baktereve. Në një palestër të Fivestar Fitness, me kalkulime në bazë të metrave katror dhe ofrim të sigurisë, do të mund të ushtrojnë 100 anëtarë në të njëjtën kohë.

Anëtarët e Fivestar Fitness do të duhet të kenë peshqir personal, koha e ushtrimeve do të jetë e kufizuar në 90 minuta për person, të gjitha pajisjet duhen të dezinfektohen pasi që përdoren dhe stacionet e sanitatorëve janë vendosur rreth palestrave, zhveshtoreve dhe banjove. Të gjitha këto masa dhe rregulla janë marrë vetëm për të ofruar siguri për secilin prej anëtarëve të Fivestar Fitness, individualisht. Të gjithë anëtarët të cilët frekuentojnë palestrat, do të mund të njoftohen edhe brenda lokacioneve me sinjalizimet e rregullave të cilat janë të vendosura në të gjitha lokacionet dhe të gjitha hapësirat.

Ushtrimi i rregullt është thelbësor për të gjithë në rrethana normale, e disa nga arsyet pse ushtrimi është veçanërisht i rëndësishëm gjatë pandemisë COVID-19:

– Ushtrimi forcon sistemin imunitar: Hulumtimet tregojnë se ushtrimi i rregullt, me intensitet të moderuar, ka përfitime pasi që rritet imuniteti, i cili është faktori kryesor që ndihmon trupin në luftimin dhe parandalimin e infeksioneve, përfshirë COVID-19.

– Ushtrimi parandalon shtimin në peshë: Ushtrimi mund t’ju ndihmojë të digjni kalori shtesë të shkaktuar nga ndryshimet në dietë dhe të kompensoni efektet e aktiviteteve të ulura.

– Ushtrimi zvogëlon stresin dhe ankthin: Ushtrimi është një forcues i provuar i humorit ndihmon të rriturit të zvogëlojnë nivelin e stresit dhe të ndërtojnë qëndrueshmëri emocionale.

– Ushtrimi përmirëson gjumin: Ekzistojnë prova që sugjerojnë se ushtrime të rregullta ju ndihmojnë të bini më shpejt në gjumë dhe përmirësoni cilësinë e gjumit – dhe marrja e një gjumi të mirë të natës gjithashtu forcon dhe përmirëson sistemin tuaj imunitar.

Në kohë kur ushtrimet janë esenciale për shëndetin tonë, Fivestar Fitness ka lansuar ofertën më të re, për vetëm 99 euro për 12 muaj, apo 59 euro për 6 muaj. Me të dyja këto oferta, Fivestar Fitness ofron edhe peshqirin dhe çantën FALAS.

Të gjithë të interesuarit dhe ata që e duan shëndetin e tyre, do të mund të regjistrohen në cilëndo pikë të Fivestar Fitness gjatë Ofertës dhe pastaj ta shfrytëzojnë këtë anëtarësi në cilindo lokacion që atyre ju përshtatet.

Artikull i sponzorizuar