LAJMI I FUNDIT:

Rihapet aeroporti i Stambollit, fluturimet vazhdojnë

Rihapet aeroporti i Stambollit, fluturimet vazhdojnë

Turkish Airlines rifilloi fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Stambollit, pas një përpjekje të dështuar për grusht shteti. Disa transportues të huaj kanë anuluar fluturimet gjatë fundjavës, raporton CNN turk.

Forcat besnike të qeverisë së Turqisë luftuan të shtunën për të kundërshtuar përpjekje për grusht shteti ushtarak


Një zëdhënës i Turkish Airlines tha se fluturimet tashmë do të vazhdojnë në mënyrë normale, nga qendra e tretë më e madhe në Evropë.

Mbyllja e Aeroportit Ataturk të Stambollit, të premten vonë, ka shkaktuar anulimin e 32 fluturimeve.