Këngëtarja dhe biznesmenja e famshme botërore, Rihanna, dje ka lansuar koleksionin e saj të fundit të 'Fenty' në Webster të SoHo.

Sipas Daily Mail, këngëtarja nga Barbados te ky event erdhi në orën 23:00, edhe pse ai ka filluar nga ora 22:00.


Ajo dukej e mrekullueshme teksa kishte të veshur një fustan të shkurtër ngjyrë rozë, dhe një stil interesant të flokëve që i rrinin mjaft bukur.

14973336 7156737 image a 48 1560924526708 Rihanna (Foto: Getty Images/Guliver)

Këngëtarja 31 vjeçare, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në bazë të paraqitjeve që ka bërë ditëve të fundit.

Ajo njëkohësisht është duke punuar edhe në albumin e saj të ri që pritet të publikohet shumë shpejt para fansave.

Kujtojmë që Rihanna tash e një kohë është duke e shijuar lidhjen e saj me partnerin Hassan Jameel. /Telegrafi/

14973296 7156737 image a 49 1560924542438 Rihanna (Foto: Getty Images/Guliver)