Sipërmarrësja e modës dhe këngëtarja e muzikës pop, Rihanna, po punon me këshilltarë për ta bërë publike kompaninë e saj të të brendshmeve “Savage X Fenty” përmes një oferte fillestare që mund ta vlerësojë kompaninë në tre miliardë dollarë (2.7 miliardë eurosh), thonë burimet.
Kompania po punon me banka si “Goldman Sachs” dhe “Morgan Stanley” për të vlerësuar vlerën e saj dhe për të matur kërkesën, thanë për Bloomberg njerëz të njohur me këtë çështje.
Një listim mund të ndodhë brenda këtij viti, por kompania nuk ka marrë një vendim zyrtar se kur ose nëse do të bëhet publike.
Një ofertë publike fillestare (IPO) përfshin marrjen e një kompanie nga pronësia private në publike duke emetuar aksione për publikun e gjerë. Procesi i lejon kompanisë të mbledhë më shumë para dhe të rrisë gjurmën e saj.
“Savage X Fenty” grumbulloi 125 milionë dollarë (113 milionë euro) në janar në një raund mbledhjeje fondesh të udhëhequr nga firma e investimeve “Neuberger Berman”.
Rihanna, 34 vjeçe, e cila ka pasuri në një vlerë prej 1.7 miliard dollarësh (1.5 miliard euro), e ka arritur suksesin e saj në muzikë, kozmetikë dhe veshje me markat “Fenty Beauty,” “Fenty Skin”, “Savage x Fenty” dhe shtëpinë luksoze të modës “Fenty”, e cila u hap nën konglomeratin francez, “LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton” në vitin 2019.
Në shkurt, Louis Vuitton njoftoi se “kishte marrë së bashku vendimin për të pezulluar aktivitetin e veshjeve të gatshme, me bazë në Evropë, në pritje të kushteve më të mira”.
Linja “Savage X Fenty” u lansua në vitin 2018 si një markë vetëm në internet.
Në një telefonatë me gazetarët në tetor, shefi financiar i LVMH, Jean-Jacques Guiony aludoi për pengesat që kishte kompania “Fenty”.
“Në modën Fenty, padyshim që jemi ende në një fazë lansimi dhe duhet të kuptojmë saktësisht se cila është oferta e duhur. Nuk është diçka e lehtë. Ne po fillonim tërësisht nga e para”, tha ai, sipas The New York Times.
“Natyrisht, ne kemi ndihmën e madhe nga Rihanna për këtë, por unë do të thoja se është ende një punë në progres kur bëhet fjalë për të përcaktuar me të vërtetë se cila do të jetë oferta”.
Këngëtarja nga Barbadosi ka fituar nëntë çmime “Grammy” dhe ka pasur 14 këngë në krye të Billboard Hot 100 që kur nënshkroi kontratë me Def Jam në vitin 2005. Albumi i saj i fundit, “Anti”, u publikua në janar të vitit 2016.
Shumica e pasurisë së saj neto, rreth 1.4 miliard dollarë (1.2 miliard euro) prej saj, vjen nga vlera e “Fenty Beauty”, nga e cila ajo zotëron 50 për qind të aksioneve, thuhet sipas “Forbes”.
“Savage X Fenty” shet të brendshme të përballueshme për burra dhe gra në përmasa që variojnë nga shumë të vogla deri në 4XL – një ofertë e ngjashme gjithëpërfshirëse me “Fenty Beauty” të Rihannas, e cila ka 40 nuanca bazë.
Produktet më të shiturat përfshijnë një palë tanga me vlerë prej nëntë dollarësh (tetë euro) dhe një palë sytjena prej 24,98 dollarësh (22 euro).
Marka tani ka katër lokacione në Los Anxhelos; Washington DC.; Las Vegas; Houston dhe Filadelfia, sipas faqes së saj të internetit.
Në shtator, “Savage X Fenty” mbajti shfaqjen e tretë të modës në qytetin e New Yorkut, duke shfaqur në pasarelë emra të famshëm si: Vanessa Hudgens dhe supermodelja e viteve 1990, Cindy Crawford.
Në janar, “Savage X Fenty” mblodhi 125 milionë dollarë (113 milionë euro) nga investitorët e mëparshëm: L Catterton, Avenir Growth Capital, Sunley House Capital Management dhe Jay-Z’s Marcy Venture Partners, raporton Bloomberg.
Rihanna shpreson të ndihmojë njerëzit të ‘ndihen të përfaqësuar’ në dyqanet e saj “Savage X Fenty”.
Interpretuesja e hitit “Ruse Boy” – e cila kohët e fundit është fokusuar më shumë në linjat e saj të modës dhe bukurisë – dëshiron që klientët të dalin nga butiqet e saj, të cilat sapo hapën pesë vende si Los Angeles dhe Las Vegas, ‘duke u ndjerë të sigurt’.
“E gjithë ideja e hapësirës së shitjes me pakicë është se unë doja që gratë dhe burrat të hynin dhe të ndjeheshin të përfaqësuar, të largoheshin nga përvoja duke u ndjerë të sigurt dhe se ata i përkasin kësaj bote”, ka thënë 34-vjeçarja.
“Kam përjetuar të qenurit kliente dhe të bëja blerje në hapësirën e të brendshmeve dhe jam ndjerë sikur nuk i përshtatesha formës së produktit”, ka thënë tutje ajo.
“Por ‘Savage X Fenty’ është shumë gjithëpërfshirëse dhe unë dua të vazhdoj të zgjerohem në atë në mënyrë që klientët tanë të mund të ndiejnë angazhimin tonë brenda hapësirës së shitjes me pakicë”, thotë këngëtarja miliardere.
Ajo shtoi se “ishte e rëndësishme sepse të gjithë duan të ndihen seksi”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë