Rihanna ndez spekulimet për një martesë të mundshme me ASAP Rocky, ndërsa u pa në një darkë në Beverly Hills duke mbajtur një unazë vezulluese diamanti në dorën e saj të majtë.

E veshur me dollakë të zeza, një bluzë mëndafshi dhe taka elegante, ajo kombinoi pamjen me aksesorë ari dhe syze me lente katrore.


Unaza e saj, një diamant i madh me prerje katrore, i rrethuar nga gurë më të vegjël dhe i vendosur në ar të bardhë ose platin, tërhoqi menjëherë vëmendjen, shkruan DailyMail.

92210999 14098169 Rihanna was spotted grabbing dinner at Wally s in Beverly Hills  a 4 1731969002138

Ndërkohë, Rihanna la sytjenat në shtëpi, duke shtuar një notë të guximshme stilit të saj.

Krahas karrierës muzikore, Rihanna vazhdon të dominojë industrinë e bukurisë dhe modës.

92210955 14098169 The mom of two left her bra at home but added a very blingy ring a 2 1731969002137

Linja e saj ‘Fenty Beauty’, e nisur në 2017, tani vlen gati 3 miliardë dollarë.

Ajo ka zgjeruar perandorinë me ‘Fenty Skin’ dhe ‘Fenty Hair’, ndërsa marka ‘Savage X Fenty’ ka lançuar koleksione të reja, përfshirë një bashkëpunim me Diesel.

92210983 14098169 Fenty Beauty first launched at Sephora in 2017 and over the last a 3 1731969002138

Për festat, Rihanna dhe dy fëmijët e saj, RZA dhe Riot Rose, pozuan për një fushatë reklamuese për linjën e pizhameve të ‘Savage X Fenty’, duke ndarë momente të ngrohta familjare në rrjetet sociale.

Ndërsa ASAP Rocky nuk ishte pjesë e xhirimeve, Rihanna ndau emocionet me ndjekësit e saj, duke i ftuar ata të zbulojnë koleksionin e ri. /Telegrafi/

92210937 14098169 The singer who owns 50 of the brand expanded her beauty empire w a 5 1731969002138