LAJMI I FUNDIT:

Rihanna fillon postimin e fotove të para për markën Fenty Skin

Rihanna fillon postimin e fotove të para për markën Fenty Skin

Personi që nuk ka frikë të paralajmëroj për një markë të re përmes Instagramit, padyshim që është Rihanna.

Pasi konfirmoi aludimet se Fenty Skin, po linçohet më 31 korrik, Rihhana me shpejtësi të plotë ka publikuar fushatën e nisjes së shitjeve.


Në fushatën e fotografive Fenty Skin, marrin pjesë një mori miqësish të saj, duke përfshirë edhe këngëtarin A $ AP Rocky, së fundmi i përfolur për një lidhje me Rihannën.

Foto sesion i realizuar nën rrezet e diellit, tregon të gjithë nga modelja Jazzelle deri tek Lil Nas duke bërë banjën e diellit pranë një liqeni. Të gjithë ata duken të përsosur, rezultat i përdorimit të produkteve të lëkurës, pa dyshim.

Sa i përket linçimit të markës së saj për lëkurën, Rihanna tha: “Unë kam punuar për Fenty Skin për më shumë se 2 vjet, duke përsosur formulat dhe duke krijuar paketime që nuk janë të dëmshme për planetin tonë. Formula që funksionojnë mirë dhe funksionojnë mirë me grimin!!! Të gjithë e dimë se sa e fiksuar jam unë me një lëkurë të bukur, të shëndetshme – kështu që nëse doni të vendosni grim ose pa grim fare, ka gjithmonë një lëkurë të ndritshme nën të”. /Telegrafi/