LAJMI I FUNDIT:

Rifillon nga e para gjykimi për Muhamed Zekirin

Rifillon nga e para gjykimi për Muhamed Zekirin

Pas më shumë se tre muaj anulime, gjykimi për ish-sekreatrin e Përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri rifilloi nga fillimi gjykimi për shkak se kanë kaluar 90 ditë dhe ka pasur ndryshime te Këshilli Gjyqësor.

Zekiri u paraqit në gjykatë pas disa mungesacec të cilat ndodhën për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore të tij. Ai përsëri u deklarua i pafajshëm, ndërsa gjykimi vazhdoi me marrjen në pyetje të dëshmitarit Petko Dimitrov, i cili është menaxher i kompanisë konsulente “Price Waterhouse Coopers” dhe ekspert me propozim të Prokurorisë. Dëshmitari Dimitrov, i cili është shtetas bullgar, dëshmoi për marrëveshjen që kompania me të cilën menaxhon, ka nënshkruar me Qeverinë, por edhe me kompanitë “Interfinance” nga Kroacia dhe “Interholding” Shkup.


“Më 5 maj 2021, ne kemi marrë një ftesë me e-mail për të paraqitur një ofertë për një projekt ndihme nga qeveria për privatizimin e “Hekurudha e R. Maqedonisë”. Ne si kompani nuk kemi njohur nëse ftesa është pjesë e procedurës sipas Ligjit për Prokurorin Publik. Kur kemi dorëzuar ofertën tonë, i dorëzuam të gjitha dokumentet e nevojshme”, tha dëshmitari Dimitrov.

Dëshmitari theksoi se arsyeja e lidhjes së marrëveshjes trepalëshe me dy kompanitë ishte nevoja për ekspertë të jashtëm të ofruar nga kompania nga Zagrebi.

Eksperti Kiro Kostov dëshmoi për mënyrën, qëllimin dhe shumat e pagesave të përfshira në kontrata. Ai tha se marrëveshja ndërmjet Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë dhe Interholding SH.PK Shkup, e cila ka të bëjë me realizimin e funksionimit të Postës së Maqedonisë, është 938 mijë euro me TVSH ndërsa marrëveshja me “Price Waterhouse Coopers” DOOEL është rreth 426 mijë. euro përfshirë TVSH-në.

Mbrojtja e Zeqirit pas seancës deklaroi se nga dëshmitë është konstatuar se mjetet për të cilat ngarkohet ish-sekretari i përgjithshëm nuk përputhen me ato në ekspertizë.

“Është konstatuar se paratë që po i ngarkohen Zekirit nuk janë në vlerën që është paraqitur fillimisht, janë shumë më pak. Sot është konstatuar se në një pjesë të shumës është përfshirë edhe tatimi personal dhe TVSH-ja”, avokati Aleksandar Trajkovski.

Për seancën e radhës, e cila është caktuar për më 27 prill, me propozim të mbrojtjes do të thirren për të dëshmuar ish-drejtori i Postës së Maqedonisë, Jani Makraduli, zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi dhe ministri Boçvarski./Telegrafi/