LAJMI I FUNDIT:

Rifillojnë punimet në rrugën Deçan-Plavë, flet kryetari Ramosaj

Rifillojnë punimet në rrugën Deçan-Plavë, flet kryetari Ramosaj

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tregoi se të hënën kanë rifilluar punimet në rrugën Deçan-Plavë, në zonën në afërsi të Manastirit të Deçanit, punimet këto që janë ndërprerë ditë më parë pas kërkesës nga institucionet e vendit.

Ramosaj ka thënë se punimet në këtë rrugë do të vazhdojnë.


Kryetari i Deçanit i drejtohet kryeministrit Hoti: Kur pezullon punët afër Manastirit, duhet të bësh edhe zgjidhje
Lexo po ashtu Kryetari i Deçanit i drejtohet kryeministrit Hoti: Kur pezullon punët afër Manastirit, duhet të bësh edhe zgjidhje

Ai po ashtu tha se kjo rrugë është asfaltuar për 11 kilometra, dhe se sipas tij kanë mbetur dhe pesë kilometra për asfaltim, përcjell Telegrafi.

“Nuk e vlerësoj që dikush ka ndërhyrë në shtetin tonë, pavarësisht deklaratave të Vuçiqit. Punimet janë ndal sepse është bërë një reagim tepër i ashpër… Kjo rrugë është asfaltuar për 11 km, dhe ka mbetur vetëm pesë km për asfaltim. Të premten e kemi pasur një komunikim me kryeministrin Hoti dhe kemi vendosur që t’i pezullojmë punimet. Dje kam filluar me punimet në këtë rrugë. Do të vazhdoj të punoj që të përmbyllet ky projekt. Kam për t’i mirëkuptuar institucionet tona nëse më japin arsye. Për mu personalisht ka qenë e pritshme, për njerëzit që e kanë një të kaluar në politik kjo është e pritshme. Punimet do të vazhdojnë pasi nuk e cenojnë manastirin”, ka thënë kryetari Ramosaj në emisionin “Zgjohu” në RTV Dukagjini.

Vuçiq: Të ndalen punimet në zonën e Manastirit të Deçanit, BE-ja të bëjë presion ndaj Prishtinës
Lexo po ashtu Vuçiq: Të ndalen punimet në zonën e Manastirit të Deçanit, BE-ja të bëjë presion ndaj Prishtinës

Ndryshe, ditë më parë kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar që të pezullohen punimet në rrugën R108, pasi sipas tij një pjesë e projektit e prek zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

Ndërkaq, ndalimin e menjëhershëm të punimeve e kishte kërkuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili pati thënë që Brukseli të ushtrojë presion ndaj Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori