LAJMI I FUNDIT:

Rifat Jasharit i kënaqet shpirti kur sheh ushtarët e FSK-së të rreshtuar

Rifat Jasharit i kënaqet shpirti kur sheh ushtarët e FSK-së të rreshtuar

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari në manifestimin për nder të Epopesë së UÇK-së, ka porositur që të çohet deri në fund amaneti i të gjithë atyre që ranë për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Ai tha se janë mbledhur për t’i kujtuar ata që sakrifikuan për ne dhe gjeneratat e reja.


“Të jemi syqelë, ta ruajmë gjakun e bijve dhe bijave tona dhe ta çojmë deri në fund amanetin e të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësi”, ka thënë ai.

Jashari tha se është i lumtur tek sheh Forcat e Sigurisë së Kosovës që parakalojnë këtej, pasi që disa vite më parë parakalonin forcat serbe.

“Ne duhet ta ruajmë gjakun e dëshmorëve, duhet të punojmë së bashku pasi çdo gjë do të kalohet më lehtë. Ushtarë të nderuar, po më kënaqet shpirti kur po ju shoh këtu. Ju dëshiroj lumturi, shëndet dhe gjitha të mirat në jetë. Lavdi për gjithë ata që dhanë pët këtë vend”, ka thënë ai. /Telegrafi/